LAJMI I FUNDIT
Home . Qytetari Digjital . Të vdesësh në rrugë në 2014!

Të vdesësh në rrugë në 2014!

Shpeshherë të gjithë ne jemi ndeshur me një autoambulancë në semfor, por edhe pse dëshira për t’i hapur rrugën është e madhe trafiku nuk e lejon. Bashkia e Tiranës disa vite më parë kur në krye të saj ishte Edi Rama krijoji korsitë e emergjencës të cilat sot për hir të së vërtetës janë zhdukur.

Në ditët e sotme janë rregulluar rrugë, shtruar trotuare, mbjellur pemë, me synimin për të përmirësuar shëndetin dhe infrastrukturën. Por a është shmangur një nga problemet më emergjente të ditëve të sotme? Sigurisht, gjithsecili nga ne ka ndodhur të jetë dëshmitar, i zhurmës së sirenave të autoambulancës që kërkon hapësirë për të mbërritur sa më parë në spitalin përkatës të kryeqytetit.

Megjithatë, problem nuk mbetet se ku shkojnë taksat e qytetarëve, të cilat bredhin lart e poshtë me rishtrimin e një rruge për të disatën herë, pasi njëri mandat qeverisës e kishte shtruar njëherë, e tjetri më pas kërkon ta shtrojë dyherë. Me thënë të drejtën nuk qëndron këtu problemi. Por tek ideja se nëse 10 përqind e shumës që është shpenzuar për të rishtruar rrugët e shtruara të kryeqytetit, të ishte përdorur për të investuar në krijimin e korsisë së emergjencës, me siguri mund të thuhet se do të kishin shpëtuar jetë njerëzish. Jetë të cilat, për shkak të mungesës së seriozitetit nga ana e pushtetit lokal, kanë humbur dhe mbi të gjitha vazhdojnë të humbin.

Tirana pretendon të jetë një kryeqytet europian, me një infrastrukturë rrugore që ka shpenzuar miliona euro, me projekte gjigande, me tramvaj, me bulevard bashkëkohor, por ende jo me korsi emergjence. Me një fjalë, mund të themi se ne shqiptarët ndryshe nga të gjithë të tjerët për të plotësuar një standard të rregullt europian, e fillojmë nga “Zh”-ja dhe ende jo nga “A”-ja.

Kësisoj, duke u interesuar në spitalet e kryeqyteti, bëhet e ditur nga shumë të sëmurë se nëse aksidenti ose sëmundja që të detyron të drejtohesh në dyert e spitalit të ndodh paradite, minimumi për të mbërritur në vendngjarje të duhet 40 minuta dhe gjithashtu për t’u kthyer në spital po aq minuta të duhen. Imagjinojeni vonesën me një të sëmurë kardiak, apo të aksidentuar rrugor, se për çfarë pasojash mund të flitet.

Kjo është Tirana europine e 2014, të vdesësh se  infrastruktura mungon, të vdesësh se mungojnë ilaçet, gjithashtu sot, ende të jetosh me frikë se asnjë nga të përzgjedhurit politik nuk reagoj, pasi për ata vetë nuk punon kurrë semafori dhe gjithnjë kanë një polic për t’i hapur rrugën.

Korsia e emergjencës te rruga e Elbasint është shkatërruar plotësisht duke ngelur vetëm gozhdat e mbajtësve, të cilat vetëm sa dëmtojnë gomat e makinave, sesa i japin zgjidhje problemit. E njëjta situatë na paraqitet për gjatë gjithë unazës së re, nga Vasil Shanto deri tek brryli, korsia është inekzistente ose dhe kur aty kanë ngelë 2 mbajtëse janë parkuar makina, si për të mos mjaftuar edhe ato vazhdojnë t’i shtohen problemit të kësaj katrahure rrugore.

Kjo histori vazhdon duke u perkeqësuar nga brryli deri tek spitali “Nen Tereza”. Më pas problemi vazhdon tek  hyrja e Laprakes deri te “Spitali Ushtarak” korsi e cila edhe pse ka qenë e rregullt, ajo tashmë ndodhet në një gjendje të shkatërruar plotësisht.

Meqë ky vit tashmë iku, i bëjmë një thirrje të gjithë organeve shtetrore, si atyre qendrore dhe vendore, ta shohin këtë problem akut të rrugëve tona me një tjetër seriozitet, pikërisht në një kohë kur Shqipëria pretendon të jetë pjesë e familjes së Bashkimit Europian.

Gjithmonë duke menduar se ky vit i ri nuk do ta hedhë politikën shqiptare në logjikë llogoresh, se faji dikur ishte i Saliut dhe tani është i Edit. Por shpresojmë se për çështje të përbashkëta duhen ndërmarrë edhe inciativa të përbashkëta  për të mirën e qytetarëve.

Zemra e vitit 2013 ndalon në 12 të natës  me datë 31 dhjetor. Deri atë natë shpresojmë që edhe zemrat e qytetarëve të mos ndalojnë më në një autoambulancë në mes të rrugës, për fajin tuaj. Gezuar!

 

Loading...
More in Qytetari Digjital
Shqipëria europiane, pa WC nëpër dogana

Close