LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . ‘Të zhduk familjen’, nga frika e fajdexhiut shqiptari grabit bankën, por në burg merr kërcënimin e rëndë

‘Të zhduk familjen’, nga frika e fajdexhiut shqiptari grabit bankën, por në burg merr kërcënimin e rëndë

E ka pesuar keq nje shqiptar i cili mori para me fajde, por u gjet nen kercenimin e vazhdueshem te personit qe ia dha me fajde.

Plaçkitja kishte dështuar, ai ishte arrestuar. Ai thotë se ka qenë dhe vazhdon të jetë i frikësuar edhe në burg, transmeton albinfo.ch. Ekzekutori i fajdexhiut, vetëm me paraqitjen e tij: i madh, muskuloz, me kokë të rruar, të fuste frikën. Cdo herë i kishte thënë se duhej të paguante dhe se kjo nuk ishte lojë.

Ndërsa vetë i akuzuari që i kishte dhënë para me fajde i kishte treguar se në Kosovë ndodh të zhduken familjarë, gra dhe fëmijë ose edhe t`u thyhen gishtat personave që nuk paguajnë kamatat. Pak pas burgosjes dikush e kishte pyetur vëllain e tij për të dhe për gruan. Nisur nga kjo dhe disa kërcënime tjera, i akuzuari mendon se dora e grupit të fajdexhinjve ka arritur deri në burg. Kështu njëri i kishte thënë se ai do të shpëtonte nga borxhet (fajdet) nëse do ta tërhiqte padinë.

Në burgun për hetime janë dy të akuzuar kryesorë. Më i vjetri, një shtetas 35 vjeçar i Maqedonisë pranon pjesërisht të ketë dhënë para me fajde. Ndërsa bashkëpunëtori i tij nga Kosova dhe pesë të dyshuar si ekzekutorë, kryesisht hedhin poshtë akuzat, përcjell albinfo.ch. Vendimi gjyqësor mund të shpallet të enjten e kësaj jave. Të akuzuarit mund të dënohgen me deri 10 vjet heqje lirie.

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Ne, lehësit dhe Kryelehësi!

Close