LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Tedi Blushi: Zv/drejtori i Policisë së Korçës “një hajdut me çizme”, duhet të dalë përpara drejtësisë

Tedi Blushi: Zv/drejtori i Policisë së Korçës “një hajdut me çizme”, duhet të dalë përpara drejtësisë

Pas publikimit të videos, ku zv/drejtori i Policisë së Korçës dhe dy efektivë duken teksa rrahin një të ri që u kishte gërvishtur makinën, zv/kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare”, Tedi Blushi u bën thirrje autoriteteve që të nisin hetimet dhe të nxjerrin përpara drejtësisë zv/drejtorin Hyseni, që sipas tij dyshohet edhe për dekonspirim të aksioneve të policisë. Në një reagim në faqen e tij në “Facebook”, Blushi thekson se pezullimi nga detyra nuk mjafton, pasi ekzistojnë dyshime se zyrtari i lartë i policisë bashkëpunon prej kohësh me elementë të botës së krimit.
“Zv/drejtori i Policisë së Korçës, Arben Hyseni, “një hajdut me çizme” dhe gjobëvënës i njohur në këtë qytet është filmuar sot në gjendje të dehur, teksa ushtron dhune ndaj një të riu që i gërvishti makinën, jo për faj të tij por për shkak të avujve të alkoolit që i kishin errur sytë zv/Drejtorit të Policisë së Korçës! Pezullimi nuk mjafton. SHKB dhe Prokuroria duhet të nisin hetimet dhe të nxjerrin para drejtësisë Hysenin edhe për dekonspirim të disa aksioneve të Policisë e Shërbimeve Inteligjente ndaj elementeve të botës së krimit, me të cilat ky zyrtar policie dyshohet se bashkëpunon prej kohësh. Fakte dhe video të tjera rreth tij pritet të dalin dhe në media!”- shkruan Blushi.

Loading...
More in Kryesore
Qindra njerëz në varrimin e një vrasësi

Close