LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Tekstet skandaloze për fëmijët shqiptarë, nxisin dhunë dhe urrejtje

Tekstet skandaloze për fëmijët shqiptarë, nxisin dhunë dhe urrejtje

Shembuj skandalozë, me helme, vrasje dhe dhunë: janë këto që mësojnë fëmijët shqiptarë në shkollat tona. Një pjesë e këtyre teksteve janë publikuar dje gjerësisht në rrjetet sociale duke shfaqur një fenomen të papëlqyeshëm, faktin që nxënësit instruktohen në bankat e shkollës me akte të papërshtatshme për moshën e tyre. Kështu, fëmijët e klasës së dytë fillore mësohen në tekstet shkollore që të pinë ujë me shkumës. Në këtë mënyrë atyre do t’i hipë temperatura dhe mund të mos shkojnë në shkollë. Po kështu, në librat e fëmijëve parashikohen raste, kur babai i alkoolizuar vret nënën dhe më pas përfundon në burg. Kështu, fëmijët rrinë jetimë. Pasi u dhanë shembujt e parë, me dhjetëra raste të tjera janë publikuar nga prindërit e fëmijëve duke nxjerrë në pah përmasat skandaloze të gafave me tekstet shkollore. “GSH” e BalkanWeb po publikojne fotografitë e teksteve me disa nga shembujt më skandalozë të mënyrës së si edukohen fëmijët shqiptarë nga bankat e shkollës.

tekst libri
STUDIMI I BB
Niveli arsimor i nxënësve shqiptarë është shumë më i ulët se në shumë vende të Europës, por edhe të Ballkanit Perëndimor. Drejtoresha e Bankës Botërore për Europën Juglindore, Ellen Goldstein tha se në studimin e fundit të PISAS, Shqipëria rezulton në nivelin problematik për sa u përket njohurive të nxënësve në lexim dhe matematikë. “Performanca e studentëve në Shqipëri është në nivel të ulët, pra në atë të kuq, për sa i përket leximit dhe matematikës. Dhe, përpos investimeve e përparimeve që janë bërë gjatë dy dekadave të fundit në arsim, rezulton se është pas vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të ngjashme me të ardhura mesatare me të paktën dy vjet, në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre në vendet europiane”, – tha Goldstein. Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur deklaratën e tij se nuk do të tolerohet asnjë mësues që nuk jep mësim në profilin e tij, pasi kjo formë ka shkatërruar arsimin në themel. “Kemi një mospërputhje, që besoj është unikale në botë; mes profilit të mësuesit dhe lëndës që mësuesit janë, në një masë që shkon në zona të caktuara të vendit dhe mbi 50 për qind. Mësues të profilizuar në lëndë të caktuara, që japin lëndë krejt jashtë profilit të tyre dhe mund të merret lehtë me mend, se çfarë është produkti i këtij procesi mësimor”, – tha Rama. Ndërsa ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se: “Është e pafalshme, e patolerueshme që ne të vijojmë në rrugën ku mësuesit ofrojnë lëndë jashtë profilit të tyre. 128 mësues jashtë profilit janë vetëm në Drejtorinë Arsimore të Korçës, në një qytet me tradita në fushën e arsimit, ndaj ftesa për fakultetet që përgatisin mësues është e hapur për të ndikuar në këtë situatë”. Për sa i përket financimit të arsimit, kreu i qeverisë dha mbështetjen se do të shtohen financimet, si dhe do të vijojë reforma, duke nisur nga kopshtet deri në arsimin e lartë, ku ka ende shumë probleme. Këto deklarata janë bërë ditën e djeshme, gjatë workshop-it me titull: “Dialogu për politikat e reformës në arsim”.

Tekste te tilla jane me shumice, por po publikojme vetem disa prej tyre:

foto 1

Nje tekst tjeter tregon qartë se si hartuesi perpiqet të shpjegoje një ushtrim fizike, në momentin që bën pyetjen kalon tek gjetja e ngjyres se ariut!

foto 2

Nje tekst tjeter si te pime shkumesin dhe te semuremi me temperature

tekstet

 

Loading...