LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Bota . Telashe për Leyen: Skuadra e re e Komisionit Evropian, disa të nominuar nën hetim

Telashe për Leyen: Skuadra e re e Komisionit Evropian, disa të nominuar nën hetim

Sërish telashe për Presidenten e zgjedhur të Komisionit Evropian. Pak ditë pas nominimit të eurokomisionerëve, disa anëtarë të skuadrës së Ursula von der Leyen duhet të përballen me drejtësinë.

Një nga emrat më të rëndësishëm të listës, Sylvie Goulard, ish-ministre e Mbrojtjes e Francës dhe ish-deputete e Parlamentit Evropian, akuzohet se ka punësuar me fonde të BE-së asistentë për partinë e saj në Francë. Së fundmi, ajo u mor në pyetje nga policia e Nanterrës lidhur me këtë çështje.

Vetë Von Der Leyen është nën hetim për një sërë konsultash në Ministrinë gjermane të Mbrojtjes, të cilën e drejtoi për disa vite. Konsulta shumë fitimprurëse, të cilat janë dhënë pa kontrollet e nevojshme dhe me një ndikim në rritje të sektorit privat në dikasterin e saj.

Por, Von Der Leyen nuk është e vetmja. Asaj i bën shoqëri dhe Rovana Plumb, e nominuar komisionere për Transportet. Disa herë ministre në Rumani, është përfshirë në një rast korrupsioni në vitin 2017. Akuzohet se ndihmoi liderin e partisë së saj socialdemokrate në një marrëveshje imobiliare të paligjshme.

Listës së emrave problematikë me drejtësinë i shtohet edhe i nominuari për komisioner të Agrikulturës, polaku Janusz Wojciechowski. Ai po hetohet nga Agjencia Antimashtrim e Bashkimit Evropian për parregullsi në rimbursimin e shpenzimeve të udhëtimeve gjatë kohës që shërbeu si deputet i parlamentit të Unionit, nga 2004 deri në vitin 2014.

Por, nuk është e thënë që këto emra të zyrtarizohen në postet e nominuara, pasi për këtë do të duhet të fitojnë votimin në Parlamentin Evropian.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close