LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Tërmetet/ Edi Rama mbledh qeverinë dhe merr situatën në dorë, përgëzon mjekët

Tërmetet/ Edi Rama mbledh qeverinë dhe merr situatën në dorë, përgëzon mjekët

Pak para mesnatës kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Tiranë dhe ka mbledhur qeverinë në një mbledhje të jashtëzakonshme për situatën pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot vendin.

Shefi i qeverisë përgëzoi punën e bërë nga bluzat e bardha, ndërsa shtoi se përkushtimi i tyre bëri të mundur që shumë qytetarë të marrin ndihmë në kohë rekord në spitalet e Tiranës dhe Durrësit.

“E bëjmë këtë mbledhje të jashtëzakonshme, sepse u gjetëm në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të një tërmeti që ka tronditur vendin dhe që ka alarmuar të gjithë njerëzit. Ata që jetojnë në Shqipëri dhe ata që jetojnë jashtë vendit. Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë dhe kjo është një arsye për të marrë frymë në mënyrë të lehtësuar. Ka pasur persona të plagosur dhe ata kanë marrë ndihmë mjekësore, urojmë që të gjithëve shërim të shpejtë. Do të jemi me kapacitet të plotë. Dua të falënderoj jo formalisht, të gjithë trupën e bluzave të bardha dhe të gjithë trupën e kujdesit shëndetësor për organizmin e mirë për gjatë gjithë orëve pas ngjarjes”-tha Rama.

Kryeministri Edi Rama i ndodhur në këto rrethana anuloi vizitën e planifikuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Loading...
Mos e Humbisni
Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Close