LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Tërmeti: Aeroporti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët

Tërmeti: Aeroporti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton pasagjerët pas tërmeteve të fuqishme që tronditën vendin ditën e sotme.
TIA bën me dije se të gjitha fluturimet vijojnë normalisht dhe pa ndërprerje, ndërsa në strukturën e aeroportit nuk raportohet për dëme.

“TIA ju bën me dije të gjithë pasagjerëve dhe familjarëve se operimet vijojnë normalisht. Tërmeti nuk ka shkaktuar fatmirësisht asnjë dëm dhe pasagjerët lëvizin të qetë. Në rast kerkese për çdo asistencë apo informacion ju lutem kontaktoni +35542381800. Ju falenderojmë për bashkëpunimin.

Njëkohësisht, u jemi pranë të dëmtuarve dhe shërim të shpejtë u urojmë me gjithë zemër”, njofton TIA.

Loading...
Mos e Humbisni
Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Close