LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Tërmeti i Kobes, si vendosi Japonia standartet botërore të ndërtimit!

Tërmeti i Kobes, si vendosi Japonia standartet botërore të ndërtimit!

Tërmeti i Madh në Hanshin, i cili shkatërroi qytetin e Kobes dhe rrethinat e tij në orët e para të mëngjesit të 17 janarit 1995 dhe mori jetën e 6.434 njerëzve. Ai mund të duket si një kujtim i largët sot për shumë njerëz, por vendosi rregullat botërore të ndërtimeve moderne, duke fortifikuar ndërtesat, kollonat dhe themelet me tonelata çelik e hekur.

Japonia ka tanimë ndërtesat më të sigurta në botë dhe ka ringritur nga rrënojat jo vetëm qytetin e Kobes, por edhe kryeqytetin e Tokios, dhe Osakan, duke ndjekur rregulla të hekurta anti-sizmike. Ekspertët janë të bindur se nëse nuk do të kishte patur një moment reflektimi, japonezët do të shkonin drejt zhdukjes.

Tërmeti me madhësi 7.3, i cili ra në 5:46 të mëngjesit, shkatërroi mitin e sigurisë së jetës urbane në Japoninë e sotme, duke shembuar autostradat dhe një numër të madh të ndërtesave dhe ekspozoi sesa të pambrojtur jemi vërtet në fytyrë të katastrofave natyrore.

Afro 80 përqind e viktimave humbën jetën nën shtëpitë e rrënuara dhe mobiljet e rëna. Pjesa më e madhe e tyre jetonte në lagje të tejmbushura me shtëpi të vjetra prej druri. Atje, zjarret e shkaktuara nga tërmeti shkatërruan komunitete të tëra.

Përmirësimi i ndërtesave për të qënë me rezistente nga tërmeti u kthye në sfidën më të madhe të këtij kombi të prirur për t’u goditur çdo ditë nga tërmetet. Tokio, ku mundësia e një mega-tërmeti që godet drejtpërdrejt zonën metropolitane është parashikuar prej kohësh, nuk ka asnjë ndërtesë të vetme që nuk është rinovuar me rregullat e reja anti-tërmet. Gradacelat e Tokios janë më elastiket në botë në rast tërmeti, nëpër parqe ka tunele të fshehta në raste urgjence dhe stola që shndërrohen në soba gatimi në rast se banorët detyrohen të braktisin banesat. Po ashtu, Japonia ka brigadën më të madhe të zjarrfikësve në botë, të trajnuar posaçërisht për të parandaluar zjarret që përhapen pas tërmeteve. Standartet japoneze kanë kthyer në një pikë referimi për mbarë botën perëndimore.

Në vitin 1995, qeveria urdhëroi shembjen e të gjitha ndërtesave që ofronin shërbimeve publike, me një fokus të veçantë në spitale dhe shkolla. Sipas ministrisë japoneze të Infrastrukturës, 79 për qind e shtëpive në të gjithë vendin mesatarisht janë ndërtuara sipas rregullave të reja të anti-tërmetit, edh pse në zona periferike ka një numër të madh shtëpish të ndërtuara para se të futeshin standardet e reja të ndërtimit.

Qeveria ka ofruar subvencione për të inkurajuar pronarët e shtëpive të rinovojnë banesat duke rritur vetëdijen e publikut për rreziqet nga tërmetet e vazhdueshme që godasin vendin.

Tërmeti më Kobe gjithashtu hodhi dritë mbi vështirësinë në rindërtimin e komuniteteve lokale të shkatërruara nga katastrofa dhe kujdesin për të mbijetuarit e moshuar që humbën lidhjet e tyre me të afërmit dhe fqinjët.

Duke kujtuar ditët e para pas tërmetit, kryetari i komunës së Kobes, Kizo Hisamoto tha se rindërtimi i qytetit nga katastrofa ishte mjaft i shpejtë, dhe se popullsia arriti sërish në nivelete para tërmetit në 2004-ën.

Të gjithë njerëzit që u desh të strehoheshin në njësi të strehimit të përkohshëm pasi humbën shtëpitë e tyre në tërmet, ishin në gjendje t’i linin ato brenda pesë viteve të katastrofës.

Sidoqoftë, qoftë si individ qoftë si komunitet, jeta nuk ishte më e njëjtë për shumë prej të mbijetuarve. Një numër i madh i të të moshuarve mbetën të vetëm dhe u strehuan në shtëpi publike të ndërtuara për njerëzit që kishin humbur familjet.

Rënia shëndetësore dhe vdekjet e të mbijetuarve nga katastrofa u theksuan gjithashtu në vazhdën e Tërmetit të Japonisë së Madhe në Mars 2011. Mijëra njerëz kanë vdekur për shkak të stresit të shkaktuar nga kushtet e jetës në ambientet e evakuimit dhe shtëpitë e përkohshme, prandaj Japonia ka ngritur një sistem të veçantë kujdesi edhe për të mbijetuarit.

Loading...
More in Aktualitet, Bota
I mbijetuari i tërmetit, Klajdi Qato në Open: Mendova se i humba shpresat

Close