LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Tërmeti në Shqipëri, Boris Johnson: Edi Rama na tregoi historitë e tmerrshme, ramë dakort që të veprojmë kolektivisht për të ndihmuar

Tërmeti në Shqipëri, Boris Johnson: Edi Rama na tregoi historitë e tmerrshme, ramë dakort që të veprojmë kolektivisht për të ndihmuar

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka reaguar për tërmetin që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, duke shprehur mbështetjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar.

Johnson tha se ka dëgjuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama t’i tregojë – gjatë samititi të NATO në Londër – historitë e tmerrshme të tërmetit që goditi Durrësin e Tiranën dhe se shtetet anëtare të Aleacës do të veprojnë kolektivisht për të ndihmuar Shqipërinë.

“Ne gjithashtu u pajtuam që, pasi dëgjuam historitë vërtet të tmerrshme për tërmetin në Tiranë në Shqipëri nga Edi Rama, gjithashtu u pajtuam që të veprojmë kolektivisht për të ndihmuar njerëzit e Tiranës dhe Durrësit të ringrihen në këmbë”, tha Johnson.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, i katërti më shkatërrimtari për këtë vit në botë

Close