LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha e panik! Si duhet të veproni në raste të lëkundjeve të forta?!

Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha e panik! Si duhet të veproni në raste të lëkundjeve të forta?!

Tërmeti që goditi vendin tonë ditën e sotme ka shkaktuar të lënduar, panik te qytetarët si dhe dëme të mëdha materiale.

Sipas IGJEUM-it, tërmeti me magnitudë 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, i lokalizuar 30 km në veri të qytetit të Durrësit, pranë Kepit të Rodonit, është më i forti i shënuar në vend në harkun e 20-30 vjetëve të fundit.

Rreziqet në kështu rastesh janë jo pak të vogla pasi vetëm disa orë më parë raportohej për një zonjë të lënduar pasi i kishte rënë një pllakë në kokë.

Por si duhet të veproni në raste të lëkundjeve me intensitet të lartë?

Më poshtë janë të listuar disa nga veprimet që duhet të bëni.

Nëse gjendeni në një vend të mbyllur shkoni menjëherë poshtë traut të banesës, në kasën e dyerve ose pranë një muri mbajtës

Duhet të kini kujdes nga gjërat që mund t’ju godasin si xhama ,mobilie etj

Kini kujdes në përdorimin e shkallëve. Shpesh herë janë pak rezistente dhe mund të dëmtohen.

Është mirë të shmangni përdorimin e ashensorit. Mund të bllokohet ose të jetë dëmtuar. Kini kujdes nga pasoja të tjera që vinë me lëkundjet, si shembjet e urave, rrëshqitjet dhe rrjedhjet e gazit

Nëse jeni në ambient të hapur largohuni nga ndërtesat e larta, pemët, shtyllat elektrike pasi mund të goditeni nga materiale të ndryshme

Është shumë e rëndësishme të mbani në shtëpi një kuti të ndihmës së shpejtë ku të keni vendosur dhe një elektrik dore, pasi gjatë tërmeteve të fuqishëm ka mungesë të energjisë elektrike. Të gjithë anëtarët e familjes duhet të dinë se ku ndodhen këto objekte.

Qëndroni poshtë dyerve. Kjo është një gjë që dihet, por gjithsesi duhet zbatuar. Gjatë një tërmeti, nëse ndodheni në një vend të mbyllur qëndroni poshtë dyerve dhe mundësisht afër një kolone betoni. Edhe trarët e çative ju mbrojnë nga një shembje e mundshme.

Futuni poshtë tavolinës. Gjatë tërmetit është e rrezikshme të qëndroni pranë objekteve që lëvizin, pasi mund t’iu bien sipër, kështu që mund të futeni dhe poshtë tavolinës.

Loading...
Mos e Humbisni
Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Close