LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Tetë të kërkuarit për v.rasjen e Malkos: Ja kujt i përkasin Audi i blinduar e Benzi GLE që mori dhuratë ish-missi Trejsi Sejdini!

Tetë të kërkuarit për v.rasjen e Malkos: Ja kujt i përkasin Audi i blinduar e Benzi GLE që mori dhuratë ish-missi Trejsi Sejdini!

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grupi kriminal që ekzekutuan Santiago Malkon një muaj më parë në Tiranë. Makina e blinduar tip Audi A8 W10 që është e blinduar rezulton të jetë në pronësi të Dukajve. Kjo makinë kap në vlerë prej 300 mijë eurove.

Po kështu automjeti tjetër Mercedes Benz, GLE V8 biturbo, që kap një vlerë rreth 100 mijë eurove, është në zotërim të Leonard Dukës. Makinë kjo të cilën ai ia kishte bërë dhuratë disa kohë më parë të dashurës së tij, Trejsi Sejdini. Ish-miss Univers Albania 2018, Trejsi Sejdini ka publikuar edhe disa foto në rrjetet sociale me këtë makinë. Ku është edhe dita kur e merr si dhuratë rreth 17 javë më parë.

Edhe më parë Trejsi Sejdini është kapur me këtë grup të strukturuar kriminal. Më 8 prill të këtij viti gjatë një aksioni policia nuk ka mundur të sekuestrojë armën, por ka sekuestruar 68 fishekë luftarakë në një sirtar në banesën e Leonard Dukës dhe shumë plumba në ballkon. Ndërkohë janë arrestuar Leonard Duka, Oltjan Loga, Elvis Gaçaj, Dritan Agaj dhe bashkë me ta, në policinë e Tiranës është shoqëruar dhe ish-miss Univers Albania 2018, Trejsi Sejdini. Kjo e fundit pasi ka dhënë shpjegime është lënë e lirë, ndërkohë ndaj katër të arrestuarve është kërkuar mbajtja në qeli.

Loading...
Mos e Humbisni
Lul, faqja juaj e zezë nuk mund të bëhet e florinjtë me ngjyrën e m-së që hani çdo ditë!

Close