LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . “The Telegraph” shkruan për suprizën turistike që quhet Tirana!

“The Telegraph” shkruan për suprizën turistike që quhet Tirana!

Në një artikull të prestigjozesh britanike “The Telegraph”, Tiranës i bëhet një pasqyrim komplimentues si një qytet që edhe pse nuk është “menduar për t’u vizituar”, në të vërtetë duhet patjetër të vizitohet, transmeton lexo.al.

Tek artikulli në fjalë bëhet një pasqyrim i kohës së komunizmit ku thuhet se Shqipëria dikur ka qenë një shtet i izoluar por që sot konsiderohet si një nga vendet më të mira të Evropës ndërsa malet e saj janë një nga peizazhet më të pacenuar të kontinentit të vjetër.

Në lidhje me Tiranën, The Telegraph e përshkruan atë si një metropol me rreth 750,000 banor nga të gjitha anët e vendit. Në Tiranë, thuhet në artikull, ka një kulturë në rritje të kafeve, një serë hotelesh me standarde ndërkombëtare dhe një kuzhinë qe thyen çdo paragjykim. Gjithashtu, turizmi i qytetit vazhdon të rritet dhe kjo e bën atë edhe më të bukur ndërsa në ditë festash një gamë e gjërë me aktivitete organizohen, përcjell lexo.al.

Në fund artikulli udhëzon qytetarët si mund të mbërijnë në Tiranë ndërsa i ofron dhe një guidë të larmishme të atraksioneve turistike që mund të ndjekin gjatë qendrimit të tyre në kryeqytetin shqiptar. /Lexo.al/

Loading...
Mos e Humbisni
Paul dhe Javier nuk është e BE-së ajo derë!

Close