LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Thyerja e embargos për naftën e Iranit, ngarkesa tranzit në Shqipëri, u shkarkua diku tjetër

Thyerja e embargos për naftën e Iranit, ngarkesa tranzit në Shqipëri, u shkarkua diku tjetër

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka hedhur poshtë pretendimet se Shqipëria ka thyer embargon e naftës duke importuar naftë nga Irani. Kështu hidhen poshtë akuzat e opozitës e cila i referohej pikërisht një raporti të ANE. 

“ANE nuk ka sugjeruar që Shqipëria ka thyer ndonjë sanksion ndaj Iranit dhe çdo raport që thotë këtë gjë, duhet korrigjuar,” tha Magdalena Sanocka, një zëdhënëse për agjencinë. 

Siç raporton BIRN, ANE bën me dije se Shqipëria është përdorur thjesht si vend transit. 

“Raporti e përmend Shqipërinë si një destinacion të përkohshëm për një anije të mbushur me naftë iraniane, që e shkarkoi ngarkesën diku tjetër. Pronarët e këtyre anijeve- cisternë kanë një destinacion të përkohshëm, kur anijet largohen dhe ngarkesa nuk është shitur dhe kjo duket se ka ndodhur edhe në Shqipëri,” tha më tej zëdhënësja e kësaj agjencie, e cila shtoi se anija u shkarkua më pas në Turqi. 

Ndërsa një anëtar i Panelit të Ekspertëve të OKB për sanksionet ndaj Iranit, i tha Balkan Insight se rezolutat e OKB nuk kufizojnë importin e naftës nga Irani. 

Përveç sanksioneve të OKB, një numër shtetesh kanë vendosur sanksione shtesë ndaj Iranit për shkak të programit të pasurimit të uraniumit, por Shqipëria nuk është një prej tyre.

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
Nigeri, guvernatori e di se ku ndodhen vajzat e rrëmbyera

Close