Home . Aktualitet . “T’i japim fund arsimit me dy turne, mundësi më të mira për të gjithë nxënësit”

“T’i japim fund arsimit me dy turne, mundësi më të mira për të gjithë nxënësit”

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zgjedhur shkollën “Hasan Tahsin” për të uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor. Teksa u shpreh se kjo shkollë është rindërtuar nga e para, Veliaj tha se pritet të ndërtohen edhe 4 shkolla të tjera në Tiranë.

“Shkolla ‘Hasan Tahsin’ është ndërtuar nga themelet. Do të hapim është 4 shkolla të tjera në Tiranë. Do hapim edhe 4 shkolla të reja. Vetëm dy gjimnaze në Tiranë bëjnë mësim me dy turne. Ne synojmë të mbyllet çështja e arsimit me dy turne”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Pak minuta më parë, Veliaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” thotë se këtë mëngjes, (11 shtator) çdo gjë gati tek 190 shkollat e Tiranës për të pritur nxënësit.

“Mirëmëngjes Tir📚na 😀
Çdo gjë gati tek 190 shkollat e Qytetit 😀
Presim zilen e orës së parë e mezi-presim 10-at e qytetarëve të rinj të Tir👩‍🎓nës tonë! 👍🌳🎓”, shkruan Veliaj.

Mos Humbisni:
Projektet/ Spitali rajonal i Fierit dhe 8 qendra të reja shëndetësore, ja ç’parashikohet në programin e qeverisë “Rama 2”

Close