LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Argetim . Ti Sali, i pari…

Ti Sali, i pari…

Po si s’t’u mbyll goja,
o Sali katrani,
ende s’e kupton,
ç’të ka bërë Sovrani?!

S’e kupton or qyq,
si të ka zënë flama,
të hodhi Sovrani,
nuk të hodhi Rama!

Të kam thënë kaq herë,
Ramën kot e shan,
populli të shkuli,
or ti Kapidan!

Dikur Nastradini,
s’kish ç’bënte gomarit,
edhe nga tërbimi,
i binte samarit!

Më kot e shan Ramën,
më kot o zullap,
se vetëm me popull,
e ke çdo hesap!

Siç e meritoje,
ai të shpërbleu,
një biletë për ikje,
në Qershor ta preu!

Populli ta preu,
në një rebelim,
një biletë për ikje,
domethënë pa kthim!

Po ti s’e kupton,
ende këtë punë,
kishe mbjellë erën,
ndaj mbolle furtunë!

Je pa krahasim,
në budallallëk,
dhe në fund të gropës,
na bën karshillëk!

Rebelimi ynë,
keq ta nxorri bojën,
më e pakta është,
që ta mbyllësh gojën!

Ti Sali i pari,
dhe të gjitha zgjyrat,
se këtu i bëtë,
të gjitha mynxyrat!

Vodhët dhe plaçkitët,
gjë në këmbë s’latë,
për të sosur vjedhjet,
edhe njerëz vratë!

Një pamje të tillë,
veç tek ju kam parë,
kokë e këmbë të zhyer,
dhe sërish krenarë!

Ju që bëtë Janarin,
plot me vello zie,
ç’problem mund t’i kini,
ca shtëpi ushtrie!

Ca shtëpi ushtrie,
nuk vlejnë asgjë,
se shteti që vret,
s’di të ndalet më!

Ai që mbi popull,
nuk kursen as plumbin,
gjer në fund të fundit,
e shpie zullumin!

Këta veç me djallin,
në një djep janë tundur,
duan që të ardhmen,
ta bëjnë të pamundur!

Duan të lënë mbrapa,
një fushë të minuar,
se janë dhe kanë qënë,
armiq të betuar!

Më kot e shan Ramën,
më kot o satrap,
përpara Sovranit,
do japësh hesap!

Krimet në të gjallë,
duhet që t’i lash,
them se këtë radhë,
s’ke se nga t’ja mbash!

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
EKSKLUZIVE/ Zbulohet pse Meta u mbajt “peng” prej dy ish-drejtuesve të SHISH dhe lidhjet e tij me shërbimet sekrete ruse

Close