LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Tiranë, klienti grabit taksistin i merr lekët dhe automjetin

Tiranë, klienti grabit taksistin i merr lekët dhe automjetin

Një taksist është grabitur dhe pastaj i është marrë edhe mjeti. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në afërsi të Kasharit.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, taksisti ishte faturuar nga Durrësi që të dërgonte një klient në Tiranë.

Por sipas dëshmisë së taksistit, në afërsi të Kasharit, klienti e ka kërcënuar atë duke i marrë paratë dhe më pas e ka detyruar që të zbresë nga taksia, duke i marrë edhe mjetin.

Menjehërë taksisti ka telefonuar policinë dhe ka bërë denoncimin në Komisariatin numër 6. Këta të fundit kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe të vënë në pranga autorin e grabitjes.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik
Pikëpyetjet mbi portofolin e të ndjerit Olldashi, deklarat e policit: E pashë portofolin

Close