LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Tiranë, plagoset me thikë 33-vjeçari

Tiranë, plagoset me thikë 33-vjeçari

TIRANË – Gjendet një person i plagosur me thikë sot në mbrëmje rreth orës 19:00 pranë zonës së ‘Selvisë’ në kryeqytet.

I plagosuri quhet Selidon Hysi, 33 vjeç, i cili sapo është gjetur është dërguar në Spitalin e Traumës.

Sipas mjekëve ai ka marrë dy të çara të lehta me thikë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa vetë, për t’i pyetur në lidhje me plagosjen.

Deri tani dyshohet se Hysi është plagosur pasi është grindur në një bar-kafe.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik
Korrupsioni në Turqi

Close