LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Tiranë, protestë para Prokurorisë së Përgjithshme për pronat

Tiranë, protestë para Prokurorisë së Përgjithshme për pronat

TIRANË – Çaush Isaraj, 62-vjeçari që kërcënoi se do hidhej nga një shtyllë e tensionit të lartë në zonën e “Don Boskos”, në Tiranë, ngjarja e ndodhur datën 4 korrik 2011, ka protestuar sërish sot, por këtë herë para Prokurorisë së Përgjithshme, duke shpalosur një banderolë dhe duke shpërndarë fletushka.

Isaraja është i njohur pasi në datën 4 korrik 2011, kur ishte në majë të shtyllës së tensionit të lartë, një efektiv i RENEA-s, ra duke u plagosur.

Protesta e Isarajt bëhet për shkak sepse ai pretendon se gjykatat kanë dhënë vendime të padrejta për pronat e tij. Me pankarta në duart, Isaraj mëngjesin e sotëm ka protestuar për disa minuta, ndërsa është shoqëruar nga policia në komisariatin numër 1.

MESAZHI NË PANKARTAT E ÇAUSH ISARAJ:
“Z. Llalla, karrigen që rri e paratë që merr që të zbatoni Kodin e detyrës që keni. Mos bëni mosperfillje. E paçi harram karriken dhe lekun që del nga djersa e popullit”, shkruante në pankarta Çaush Isaraj.

Gjithashtu në një tjetër banerolë të tij, Isaraj fliste edhe për problemin e pronave që nuk i është zgjidhur nga Prokuroria e Gjirokastrës. Pikërisht për këtë arsye, ai kishte ardhur në kryeqytet duke protestuar përpara Prokurorisë së Përgjithshme. Pas kësaj, ai është shoqëruar nga policia në komisariatin numër 1.

Loading...
More in Aktualitet
Gjykata rikthen në detyrë gjeneral Abaz Lleshi pas ishte shkarkuar nga Imami
Close