LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Tjetër “goditje” për Ilir Metën: Videoja e famshme Meta-Prifti përdoret nga eksperti amerikan si shembull i pandëshkueshmërisë

Tjetër “goditje” për Ilir Metën: Videoja e famshme Meta-Prifti përdoret nga eksperti amerikan si shembull i pandëshkueshmërisë

Presidenti Ilir Meta vijon të marrë goditje të forta nga ndërkombëtarët. Prej javësh ai ka nisur një betejë të fortë me ambasadorët dhe reformën në drejtësi, por e shkuara e tij vijon të përbëjë jehonë në mediat e huaja. Meta flet për drejtësi dhe kapje të saj, por për “Emergine Europe”, ai është ndër emrat që u fillua në afera dhe i shpëtoi ndëshkimit. “Emergine Europe” është një sajt mjaft i njohur me seli në Londër.

Aty shkruajnë ekspertë të ndryshëm nga bota, duke treguar një qasje inteligjente ndaj zhvillimeve në Europë. Së fundmi një artikull është shkuar dhe për Shqipërinë dhe autor është Alon Ben-Meir, një ekspert mjaft i njohur amerikan në fushën e sigurisë dhe njëherësh profesor në Universitetin e Nju Jorkut. Në artikull përmenden kërkesat e BE për të luftuar korrupsionin ndërsa deklarohet se ky fenomen është shumë i zakonshëm dhe si shembull i pandëshkueshmërisë jepet videoja e famshme Meta-Prifti.

“Korrupsioni në Shqipëri nuk është asgjë e re. Tetë vjet më parë, Ilir Meta, presidenti aktual, u shfaq në një video që u zbulua në media, duke diskutuar një ryshfet në shumën 700,000 euro me një ish-ministër tjetër, Dritan Priftin. Nga një ekspertizë e videos nga ekspertët britanikë dhe amerikanë u deklarua se materiali ishte autentik, por gjykata më pas vendosi shqyrtimin nga ekspertë vendas, të cilët e nxorën jo autentike”, thuhet aty.

Ndikimi rus

Po ashtu, thuhet e vonesa e negociatave rrit rrezikun e kapjes së Shqipërisë nga Rusia e Turqia. “Edhe pse BE është e vetëdijshme se objektivat e Erdoganit dhe Putinit janë të çimentosin fuqinë e tyre në këto vende, të cilat drejtpërsëdrejti sfidojnë interesat dhe vlerat strategjike perëndimore, vonimi i këtij vendimi i vë këto vende në rrezik, pasi vonesa vetëm përparon interesat strategjike të dy rivalëve në Ballkani Perëndimor – Rusia dhe Turqia”, thuhet në artikull. Në artikullin e medias britanike, theksohet e Rusia e Turqia janë duke shfrytëzua krizat dhe korrupsionin endemik në Shqipëri e Ballkan për të rritur ndikimin e tyre.

Sipas ekspertit amerikan, Rusia po bën për vete pushtetarët të korruptuar. “Por largimi i vendeve të Ballkanit nga BE i jep më shumë liri Rusisë dhe Turqisë për të mbështetur veten, pasi kanë punuar shumë për të forcuar lidhjet e tyre me rajonin. Të dy, Rexhep Taip Erdogan dhe Vladimir Putin shpresojnë të parandalojnë integrimin e Ballkanit në BE duke manipuluar elitat politike, kryesisht të korruptuara në këto vende”, thuhet në artikull. Më tej janë zbardhur dhe detaje se si rusët arrijnë të depërtojnë në Ballkan. Sipas ekspertit amerikan, ata ecin me plan të mirëmenduar.

“Turqia dhe Rusia kanë synuar Ballkanin prej disa vitesh tashmë, në një përpjekje për t’i bashkuar shtetet në sferat e tyre të ndikimit. Ata shfrytëzojnë gjendjen e tyre të keqe politike duke investuar në projekte të mëdha kombëtare, të llogaritura në mënyrë strategjike për të pasur ndikimin më të madh ekonomik dhe politik në tregun financiar. Kjo dhe duke përdorur politikanë të kapur, për të bërë ofertat e tyre.

Ndërsa Putin nuk e fsheh armiqësinë e tij ndaj aleancës perëndimore dhe përpiqet të ulë interesat e tyre kudo që mundet, Erdogani dëshiron të luajë me dy porta. Ai dëshiron të ruajë anëtarësimin e Turqisë në NATO dhe me sa duket ende dëshiron të bashkohet me BE. Megjithatë, ai duket i gatshëm t’i minojë interesat strategjike të BE-së dhe NATO-s në Ballkan”, thuhet më tej. /Kliti Topalli

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Meta i “bllokut të kuq”, vjehrri brigadier dhe shenjtorja Monika

Close