LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Tom Doshi: Do bëj parti me Fatos Nanon

Tom Doshi: Do bëj parti me Fatos Nanon

Deputeti Tom Doshi ka shkëmbyer disa batuta me gazetarët pasi Gjykata e Lartë vendosi lirimin e tij nga arresti shtëpiak.

I pyetur nga gazetarët nëse do mbështesë Keti Bazhdarin në Shkodër, Doshi tha se “Rama nuk ia ka nevojën në zgjedhje”.

“Ai po shijon pushtetin,” tha Doshi.

Ndërkohë, sipas GSH, ai e ka lëshuar një batutë edhe për kandidaten e majtë në Shkodër.

“Keti Bazhdari premton pistë skish në Postribë, ndërkohë që atje njerëzit hanë dhe bukë e qepë, ndërsa shumë komuna nuk kanë ujë me pi”.

I pyetur se përse nuk e zgjon nga gjumi Fatos Nanon, Doshi tha: “Po të më ftojë Nano, e bëj menjëherë një parti, se mua më voton e gjithë Shkodra edhe sikur të kandidoj për partinë e dreqit”.

Loading...
More in Kryesore, Politike
Nxirret nga gërmadhat me mijëra të vdekur foshnja 4 muajshe (Foto)

Close