LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Topalli: Shpëtim Gjika, i tmerruar dhe i poshtëruar nga Edi Rama

Topalli: Shpëtim Gjika, i tmerruar dhe i poshtëruar nga Edi Rama

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka komentuar fotografinë e publikuar në media mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika.

Topalli thotë se Gjika nuk ka asnjë parim për karrige dhe para, për këtë arsye pranon të bëjë foto me njeriun që e ka poshtëruar dhe kërcënuar.

“Sot media nxorri një foto të Ramës me Gjikën. I pari i kishhte premtuar të dytit se do i qendronte afër familjes së tij edhe kur ku të dënohej me burg.

I dyti nga gëzimi i fotos e shpërndan atë për t’i thënë shokëve se u rregullua puna.

Ajo që më bën çudi është se nuk më bën më çudi asgjë nga disa politikanë! Për pushtetin e karriges e të parasë nuk njohin asnjë parim! Pranojnë të përdoren e të poshtërohen dhe po aq të gëzohen nga shikimi tallës i atij që e poshtëron, e kërcënon dhe e tmerron. Nuk ka më asnjë çudi në luftën e “miqësitë” e tyre!

A nuk kemi sot në pushtet një koalicion armiqësh????!!! A nuk përpiqen të shfaqen si konstruktivë, “babaxhanë” dhe “europianë” pikërisht me kleptokratët?!!!, shkruan Topalli.

Loading...
More in Aktualitet, Politike
Tiranë, plagoset me thikë 33-vjeçari

Close