LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Trajneri Reja: Objektivit primar, fitoren. Hysaj: Thirrje tifozëve të jenë në stadium

Trajneri Reja: Objektivit primar, fitoren. Hysaj: Thirrje tifozëve të jenë në stadium

U zhvillua ditën e sotme konferenca zyrtare, përkatësisht një dite para ndeshjes Shqipëri-Andorra.

Në këtë dalje për mediat trajneri Edoardo Reja shprehet se aktualisht skuadra është në gjëndje optimale dhe do të kërkojnë fitoren përballë Andorras, duke mos bërë asnjë nënvlerësim.

Gjithashtu ai kërkon impenjim maksimal për të arritur plotësimin e objektivit primar, fitoren.

“Që ditën e parë ua kam thënë disa herë që pika e referimit është ndeshja me Andorrën, pasi nëse nuk fitojmë aty, nuk ka vlerë më ndeshja tjetër më pas.

Në futbollin e sotëm nuk ka skuadra të lehtë dhe kjo është një ndeshje që duhet përballuar me maksimumin tonë. Cikalleshi?

Cikalleshi ka luajtur gjithmonë me rendiment të lartë, por unë kam një grup lojtarësh, që pak a shumë janë të barabartë në atë që japin.

Duhet të shoh fillimisht gjendjen fizike të të gjithëve dhe më pas do të bëj zgjedhjet e mia.

Nuk dua që të varemi nga prania apo mungesa e një individi, por të luajmë si grup dhe të bëjmë mirë detyrën në fushë.

Kemi edhe Seferin e Balajn, pra na bëhen 5 sulmues përpara dhe kemi opsione të ndryshme e të rëndësishme.

Kemi krijuar një ekuilibër në këtë skuadër, që na lejon të kemi shumë opsione.

Unë dua që lojtarët që vijnë këtu të jenë të qetë pavarësisht luajnë apo nuk luajnë.

Kjo është një detyrë e trajnerit, për të vendosur se kush do luajë apo jo. Kemi një grup solid.

Nëse përmendim Eros Grezdës, më vjen keq, pasi mori ftesën dhe nuk pranoj të vijë.

Mbi të gjitha është Shqipëria, rëndësi ka grupi. Nëse dikush mendon se është Mesi, nuk është kështu”, theksoi trajneri Reja.

Loading...
More in Aktualitet, Sport
“Kosova është Serbi”, koret raciste të tifozërisë Çeke

Close