LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Tregtimi i armëve, Shqipëria shton masat

Tregtimi i armëve, Shqipëria shton masat

Nga 18 shkurti 2014, Shqipëria u nënshtrohet ligjeve mjaft strikte kur vjen fjala te tregtimi i armëve. Që prej kësaj date, me ratifikimin në këtë datë nga Presidenti i Republikës të “Traktatit për tregtinë e armëve” të OKB-së, Shqipëria detyrohet të krijojë dhe të mirëmbajë një sistem kombëtar kontrolli për të rregulluar eksportin e municioneve, si dhe të respektojë dispozitat përkatëse përpara se të autorizojë eksportin e municioneve të tilla. “Një shtet palë nuk duhet të autorizojë asnjë transferim të armëve konvencionale sipas nenit 2(1) ose të artikujve të mbuluar nga neni 3 ose neni 4, nëse në kohën e autorizimit ai është në dijeni se armët ose artikujt do të përdoren për kryerje gjenocidi, krimesh kundër njerëzimit, shkelje të rënda të Konventës së Gjenevës 1949, sulme të drejtuara kundër objekteve civile ose civilëve të mbrojtur si të tillë, ose krime të tjera të luftës, siç përkufizohen nga marrëveshjet ndërkombë-tare në të cilat ky shtet është palë”, përcakton Traktati i saporatifikuar nga shteti shqiptar.

Traktati
Objekti i këtij Traktati është përcaktimi i standardeve të përbashkëta ndërkombëtare për tregtinë ndërkombëtare të armëve konvencionale e “parandalimi dhe eliminimi i tregtisë së paligjshme të armëve konvencionale dhe parandalimi i devijimit të tyre”. Ky Traktat do të zbatohet për të gjitha armët konvencionale të kategorive të mëposhtme: tanket; automjetet e blinduara luftarake; sistemet e artilerisë të kalibrit të madh; avionët luftarakë; helikopterët sulmues; luftanijet; raketat dhe raketahedhëset; dhe armët e vogla dhe armët e lehta. “Secili shtet palë duhet të krijojë dhe të mirëmbajë një sistem kombëtar kontrolli, përfshirë një listë kombëtare kontrolli, me qëllim zbatimin e dispozitave të këtij Traktati”, specifikon dokumenti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ndalimet
Një shtet palë nuk duhet të autorizojë asnjë transferim të armëve konvencionale, nëse transferimi përbën shkelje të detyrimeve të tij në zbatim të masave të miratuara nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që vepron në zbatim të kreut VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara, në veçanti embargot e armëve. Një shtet palë nuk duhet të autorizojë asnjë transferim të armëve konvencionale, nëse transferimi përbën shkelje të detyrimeve të tij ndërkombëtare në zbatim të marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat ai është palë, në veçanti ato që lidhen me transferimin ose tra-fikimin e paligjshëm të armëve konvencionale.

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi
Akuzat e Topallit: Të enjten mbyllët dyert e Kuvendit. Meta: E kisha të vështirë t’iu mblidhja pa Berishën

Close