LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Treni rikthehet në Tiranë, lidhje e re edhe me aeroportin e Rinasit

Treni rikthehet në Tiranë, lidhje e re edhe me aeroportin e Rinasit

Stacioni i trenit për qytetarët Tiranës do të rikthehet në Bulevardin e Ri, aty ky ka qenë stacioni historik. Komisioni i Ekonomisë ndryshoi marrëveshjen me BERZH, e cila parashikon një shtesë prej 112 mijë eurosh për ndërtimin e segmentit nga kthesa e Kamzës në Bulevard. Ky ndryshim i projektit u bë me arsyetimin për të lehtësuar udhëtarët që zgjedhin të lëvizin me anë të hekurudhës.

Të gjithë ata që do të duhet të udhëtojnë me tren nga Tirana në Durrës nuk do të duhet më të shkojnë në Kashar por në vendin historik të stacionit, aty ku sot është zgjatimi i bulevardit “Zogu i Parë”.

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar ndryshimin në marrëveshjen me BERZH, i cili parashikon rivendosjen e stacionit qendror të trenit duke përfshirë linjën hekurudhore me të drejtën e kalimit në Bulevardin e Ri.

U konstatua një rënie drastike e numrit të pasagjerëve mbi 60% të transportuar me hekurudhë sepse spostimi i transportit të udhëtarëve në stacionin e Kasharit sigurisht që do ti jepte një goditje shumë të rëndë këtij transporti sepse njerëzit nuk do të vinin në Kashar pastaj të merrnin automjetet apo mjetet e transportit publik për tu futur në Tiranë”, deklaroi Thimio Plaku

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, e cilësoi të vonuar zbatimin e këtij projekti.

Vihet pas 5 vitesh dhe na propozohet një shtesë në grant për diçka që duhet të ishte bërë 5 vitet e shkuara”, tha Tabaku

Vlera e shtesës së grantit për ndërtimin  e segmentit hekurudhor  që do të lidhë stacionin multimodal me stacionin në Bulevardin e Ri  prej 4 km është  112 000 euro.

Rehabilitimi i këtij seksioni është menduar të realizohet si shtesë e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës – Tiranë (PTT) dhe ndërtimin e lidhjes së re hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Rehabilitimi i këtij seksioni do të rrisë efikasitetin dhe sigurinë e transportit hekurudhor të mallrave e të udhëtarëve ndërmjet Tiranës, Durrësit dhe aeroportit të Rinasit dhe, në të njëjtën kohë, do të kontribuojë në në zhvillimin ekonomik të zonës ekonomike të rajonit të Durrësit, Tiranës dhe të gjithë vendit.

Loading...
Mos e Humbisni
A do guxonte sot Luli dhe Muli të bënin vizitë në familjen e heroit Ibrahim Basha?!

Close