LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . ‘Trondit’ Spartak Ngjela! Nxjerr detajet e forta mbi vendimin e Macron për të penguar negociatat: Mbështet influencën e politikës ruse në Ballkan!

‘Trondit’ Spartak Ngjela! Nxjerr detajet e forta mbi vendimin e Macron për të penguar negociatat: Mbështet influencën e politikës ruse në Ballkan!

Juristi i njohur, Spartak Ngjela, në emisionin ”Real Story” u shpreh hapur duke thënë se vetoja e Francës kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për negociatat është mesazh i “padeklaruar”, që mbështet influencën ruse në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, mungesa e argumenteve nga presidenti Emmanuel Macron për bllokimin negociatave është logjikë që të çon në këtë deduksion logjik.

“Rusët kanë zgjidhur gjithçka me forcë, tani nuk kanë forcë dhe do vuajnë. Në një emision më kanë pyetur se çfarë është veto franceze për negociata? U thash që është përkrahja e politikës ruse në Ballkan. Është kundër Amerikës. Fakti që Macron nuk e argumentoi veton, tregon që fsheh diçka, Ai nuk dha asnjë argument se pse u bllokuan negociatat”- tha Ngjela.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
“Mbetën të traumatizuar nga gjendja shumë e keqe”, Artan Hoxha rrëfen vizitën e dy britanikëve në Dibër

Close