LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Bota . Tronditëse! E hedhin nga çatia pse dyshohej se ishte “gei”, i mbijeton, më pas e vrasin me gurë (Foto)

Tronditëse! E hedhin nga çatia pse dyshohej se ishte “gei”, i mbijeton, më pas e vrasin me gurë (Foto)

Terroristët e ISIS nuk janë mjaftuar me hedhjen nga kulla, por e kanë goditur edhe me gurë derisa ka dhënë shpirt.

Bëhet fjalë për një mashkull, të cilin Shteti Islamik e vrau pasi e akuzonte se ishte homoseksual.

Atij i lidhën sytë dhe e hodhën nga një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin e Tal Abyad në Siri.

Në mënyrë të çuditshme ai i mbijetoi rënies, por turma e tërbuar poshtë e goditi vazhdimisht me gurë derisa humbi jetën.

Personi, që mendohet se ishte rreth të pesëdhjetave, akuzohej se kishte kryer një marrëdhënie seksuale me një mashkull tjetër dhe për këtë u dënua me vdekje nga ISIS.

Kjo është një ngjarje e përsëritur mbasi disa javë më parë ISIS vrau dy persona të tjerë, pasi i akuzonte se ishin homoseksualë.

Në fotot e mëposhtme duket personi i ekzekutuar, i cili është lidhur dhe mbahet nga dy persona me maskë përpara se të hidhet nga ndërtesa shumëkatëshe.

killed gay

It is believed the man was hurled from the building, at least seven storeys high, as punishment for 'being gay'The man appeared to survive the fall, but was reportedly stoned to death by a waiting crowd at the bottomThe crowd appeared to surround the man before beating him with stones until he fell unconsciousAerial photographs show crowds gathering at the foot of the tower block, which the man was thrown from

Loading...
More in Bota, Kryesore
Botohen shkrimet e nobelistes shqiptare, Nënë Tereza

Close