Home . Aktualitet . Bota . Tronditëse/ Fëmija bie nga dritarja, mbetet i varur tek telat e korrentit (Video)

Tronditëse/ Fëmija bie nga dritarja, mbetet i varur tek telat e korrentit (Video)

Një video tronditëse e publikuar së fundmi në internet tregon momentin kur një fëmijë i vogël mbeti i varur në telat e korrentit, pasi ra nga dritarja. Fatmirësisht fqinjët në Ankang, provinca Shaanxi në Kinë u treguan të shpejtë dhe shkuan menjëherë në ndihmë të fëmijës, duke i shpëtuar atij jetën.

Ata përdorën një çarçaf për të pritur djalin e vogël, i cili qante dhe kërkonte babanë e tij. Një prej fqinjëve, duke folur për mediat lokale tha se fëmija kishte ngecur mes telave nga këmba dhe me njërën dorë kishte kapur kabullin. I vogli ndodhej vetëm në shtëpi dhe ra nga dritarja pasi kishte hipur mbi një stol, ndërkohë që babai i tij po bënte pazar.

Mos Humbisni:
Lejuan ndërtimin pa leje, pranga dy inspektorëve të Mbrojtjes së Territorit dhe ndërtuesit (Video)

Close