LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Blog . Tryeza?! “Lajmi i madh për të gjithë shqiptarët”! Na ka marrë malli që të rikthehet Vasali, Balliu, Nardi e Mediu, Dashi e Brahimllari, Salianji, Moni e çupkat e LSI që pa mbaruar maturën morën doktoraturën… “deputete populli”

Tryeza?! “Lajmi i madh për të gjithë shqiptarët”! Na ka marrë malli që të rikthehet Vasali, Balliu, Nardi e Mediu, Dashi e Brahimllari, Salianji, Moni e çupkat e LSI që pa mbaruar maturën morën doktoraturën… “deputete populli”

Lajmi i madh për të gjithë shqiptarët!

Nga Arjan Galdini

Shqiptarët kanë 30 vite që mezi presin ditën kur udhëheqësit tanë të pagabueshëm, pasi kanë kaluar disa orë darkave nëpër Europë e gjetkë e sidomos nëpër vila oligarkësh dhe tunele Kuvendi, të dalin në TV e të bëjnë foto Dialogu. Shqiptarët nuk kanë asnjë hall tjetër, asnjë problem, asnjë nevojë, vetëm të shohin në një Tryezë Dialogu, Ata, Udhëheqësit e Pagabueshëm.

 

Shqiptarët nuk duan drita, nuk duan ujë, pranojnë edhe tërmetet, vetëm që të shohin Edi Ramën me Lul Bashën, Fate Mediun, Gon Dukën, Ilir dhe Mona Kryemadhin, Tit Vasilin, e sidomos edhe Nard Ndokën në një Tryezë Dialogu.

Sa shumë u kanë munguar shqiptarëve në ekrane dhe në foltoret e Kuvendit këta udhëheqës të pagabueshëm.

Kujtim Gjuzi nuk ia ka dalë dot, me gjithë përpjekjet e mëdha, që ta zëvendësojë Nard Ndokën…

As ky Kryetari i Partisë së Pensionistëve nuk e ka zëvendësuar dot babaxhanin Dash Shehi.

As ky i Partisë së Emigrantëve nuk i ka zëvendësuar dot Klevis Balliun dhe Endrit Brahimllarin.

E kështu me radhë.

Na ka marë malli që të rikthehet Mona me gjithë çizme.

Pale Ervin Salianji me gjithë peshk.

Eh, këta po që ishin Opozitë.

Po ai deputeti i vezëve dhe ato çupkat e LSI që më parë u bënë deputete se dhanë provimin e maturës.

Eh, na ka marë malli miq.

Na ka marë malli.

Prandaj, vuajtja kombëtare për pak Dialog dhe një Marrëveshje të re ishte më e rëndësishme se çmimi i bukës dhe energjisë elektrike, më e rëndësishme se taksat dhe pensionet, më e rëndësishme se rrogat tona dhe shkollat e fëmijëve.

Aman, të Dialogojnë Edi me Lulin dhe Monën dhe Mediun dhe Nard Ndokën, se asgjë tjetër nuk duam.

Edhe 9 ballë le të bjerë tërmeti, ne e durojmë.

Rrafsh të bëhen qytetet nga tërmeti, ne prapë e durojmë.

Por që të vazhdojnë kështu pa dialoguar Edi me Lulin, Monën, Faten dhe Ndokën, këtë nuk e durojmë dot më.

Nuk e durojmë dot më.

Prandaj, lumturohuni miq.

Me ndihmën e OSBE dhe të disa miqve Gjermanë, shumë shpejt do kemi Tryezën e Marrëveshjes së Madhe mes Udhëheqësve tanë të pagabueshëm.

Hapat e parë dhe të vegjël u hodhën dje.

Të tjerë hapa do hidhen ngadalë në ditët në vijim.

Shpëtoi Shqipëria miq.

Nuk do na mungojnë më as Nard Ndoka e as Dash Shehi, as Mediu e as Tit Vasili, as Klevis Balliu e as Endrit Brahimllari, etj, etj, etj…

Fitore, fitore, fitore.

Dilni festoni miq se as negociatat me BE nuk na duhen sa na duhet dialogu dhe marrëveshja mes Edit, Lulit, Monës, Fates dhe Nard Ndokës.

Shpëtuam.

Fitore.

Loading...
More in Blog
Shqipëria, ish-Koreja e Veriut në Europë: Natyrë e bukur, njerëz mikpritës dhe një vend i plagosur

Close