LAJMI I FUNDIT
Home . Rock Ekonomi . Turizmi/ Shqipëria ngjitet 8 vende në top listë!

Turizmi/ Shqipëria ngjitet 8 vende në top listë!

Raporti i WEF “Raporti i Konkurrueshmërisë në Turizëm 2017, rendit Shqipërinë në top, në 15 vendet që kanë bërë ndryshimet më të mëdha pozitive në këtë sektor. Raporti paraqet përmirësimin e treguesve të turizimit  në 136 vende, ku vendi ynë renditet  në vendin e 98-të.

Statistikat e raportit janë komentuar nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi.  “Shqipëria renditet në top listë, në 15 vendet me ndryshimet më të mëdha pozitive”, shkruan Ekonomi në rrjetin social Twitter.

Sipas të dhënave në raportin e WEF, mbërritjet e turistëve të huaj në Shqipëri kapin shifrën e rreth 3.7 milionë personash. Sipas përllogaritjeve, një turist shpenzon mesatarisht  rreth 395 dollarë në Shqipëri.

Sektori i turizmit përbën 6% të PBB-së së vendit dhe në total janë të punësuar 51 mijë individë apo 5.5% të totalit të të punësuarve në vend.

I renditur i pari nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi numëron 1.5 milionë turistë ndërkombëtarë, të cilët shpenzojnë mesatarisht 578 dollarë për turist.

Në vendin fqinj, sektori i turizmit kontribuon në PBB-në e vendit me 11.3% dhe 10.3% e individëve janë të punësuar në turizëm.

Mos humbisni:
VIDEO/ Basha sulmon militantin e PD, Rama: Të kërkoj ndjesë për akuzat, por Luli e ka humbur busullën!

Close