LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Turqi, pranga pronarit të kompanisë që privatizoi aeroportin e Prishtinës

Turqi, pranga pronarit të kompanisë që privatizoi aeroportin e Prishtinës

Ankara  Nihat Özdemir, drejtori i kompanisë Limak, që ka marrë me koncension Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është arrestuar në Turqi.

Siç raporton gazeta turke Hurriyet ka parë aktakuzën sipas së cilës Özdemir dhe disa biznesmenë të tjerë akuzohen për “krijimin e një organizate kriminale”, për mitë, mashtrim, falsifikim të dokumenteve zyrtare, kërcënime dhe përvetësimin e aseteve të fituara me aktivitete kriminale.

Në mesin e 41 personave të arrestuar në rastin e dytë të korrupsionit, përveç Özdemir janë edhe biznesmeni saudit Yasin al-Qadi, i akuzuar më parë për financimin e terrorizmit si dhe pronari i kompanisë së furnizimeve.

Özdemir me Limak sapo ka fituar tenderin për ndërtimin e aeroportit të tretë të Stambollit.

Para 3 muajsh, ai bashkë me kryeminstrat Erdogan, Thaci dhe Rama përuruan terminalin e ri të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.

Loading...
More in Aktualitet, Bota
Nikoliç kundërshton nominimin e Daçiç për Nobel: Jo bashkë me Thaçin

Close