LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Bota . Turqia i jep urdhër bankave: Fshini 8 miliardë dollarë kredi të këqija nga bilancet…harrojeni mbledhjen e tyre!

Turqia i jep urdhër bankave: Fshini 8 miliardë dollarë kredi të këqija nga bilancet…harrojeni mbledhjen e tyre!

Rregullatorët në Turqi i kanë bërë thirrje bankave që të fshijnë 8.1 miliardë dollarë kredi të këqija deri në fund të vitit si dhe të caktojnë rezerva të humbjeve.

Rregullorja synon kryesisht kreditë ndaj sektorëve të energjisë dhe ndërtimit që janë goditur rëndë. Lëvizja vjen një vit nga kriza e valutës, që çoi interesat dhe inflacionin në rritje, ndërkohë që ekonomia u “zhyt” në recesion.

Lira turke ra me thuajse 30% kundër dollarit në vitin e kaluar dhe është në rënie me 8% deri më tani për 2019-ën, pavarësisht rënies së inflacionit.

Ndërkohë që ekonomia po rimëkëmbet, përpjekja e bankave për të pastruar 20 miliardë dollarë kredi të këqija ngeci gjatë verës, ndërkohë që planet fillestare u refuzuan.

Agjencia e Rregullimit dhe Mbikqyrjes Bankare bëri të ditur se norma e mjaftueshmërisë së kapitalit (CAR) do të bjerë me 50 pikë bazë, në 17.7%, për shkak të urdhrit për kreditë jo-performuese.

Agjencia deklaroi se bankat kanë rritur kapitalin bazë dhe sekondarë me 8.6 mld dollarë.

Sipas studimeve, industria qëndron në formë dhe struktura aktuale e kapitalit ndodhet në një nivel që mund të përballojë lehtësisht rreziqet e bazuara te cilësitë e aktiveve.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close