LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Tusk dhe Juncker të prerë për negociatat me Shqipërinë: Mosarritja e konsensusit nga vendet anëtare të BE ishte një gabim

Tusk dhe Juncker të prerë për negociatat me Shqipërinë: Mosarritja e konsensusit nga vendet anëtare të BE ishte një gabim

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, deklaruan sot se refuzimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat në 18 tetor ishte një gabim i madh nga ana e BE.

Gjatë raportimit në Parlamentin Europian për samitin e 17-18 tetorit, Tusk deklaroi se shumica e vendeve anëtare donin të hapnin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Në opinionin tim, mosarritja e konsensusit nga vendet anëtare ishte një gabim” tha Tusk.

“Shpresoj qe liderët të marrin vendimin e duhur kur kjo çështje të diskutohet sërish përpara samitit të majit në Zagreb” theksoi Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk.

Ndërsa Juncker u shpreh se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritonin hapjen e negociatave.

Juncker: Mosnisja e bisedimeve të anëtarësimit me dy vendet është ishte një gabim i madh nga ana e BE.

Ne nuk krijojmë një përshtypje të mirë, kur u japim vendeve një detyrë e më pas japim një verdikt negativ. Ballkani Perëndimor është një interes strategjik i BE-së dhe një vend me potencial.

Loading...
More in Aktualitet, Politike
Sondazhi i Zaloshnjës për negociatat: Rama 66%, Basha 34%

Close