LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . U akuzua dhe u dënua se v.rau 3 veta për h.akmarrje 19 vite më parë, lirohet Elidon Kotorr

U akuzua dhe u dënua se v.rau 3 veta për h.akmarrje 19 vite më parë, lirohet Elidon Kotorr

Elidon Kotorri, një personazh i njohur në vitet 2000 ka fituar lirinë pas përfundimit të dënimit.

Ai mësohet se ka lënë qelinë e b.urgut të Peqinit pasi ka përfunduar dënimin me 25 vite heqje lirie për v.rasjen e trefishtë të Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit, ndërsa u p.lagos Grigor Stefani.

Nga hetimet rezultoi se Kotorri e kreu v.rasjen për h.akmarrje, pasi Andi Hasani në vitin 1998 kishte v.rarë mikun e tij Elton Zajmi. Kjo dosje ka kaluar në të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri dhe shkoi deri në Strasburg.

Pas dënimit të përjetshëm në Shqipëri, Kotorri e dërgoi dosjen në Strasburg, ku kjo gjykatë gjeti shkelje në proces duke e kthyer për rigjykim.

Në rigjykim, shkalla e parë në Tiranë pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi me 25 vite, nga të cilat Kotorri ka kryer rreth 20, ndërsa ka përfituar edhe ulje./Shqiptarja.com

Loading...
More in Aktualitet, Kronik
S’do fitojmë kurrë pa transparencë! Ristani godet Bashën: Nxori PD-në jashtë sistemit

Close