LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Udhëtim në Veri të Shqipërisë, fshati që ofron gjithçka, nga historia tek pamjet madhështore (Video)

Udhëtim në Veri të Shqipërisë, fshati që ofron gjithçka, nga historia tek pamjet madhështore (Video)

 

Nga Armir Mehaj

Fshati Kryezi në bashkinë e Fushë Arrëzit, i njohur për resurset turistike që vetë natyra i ka dhuruar, të cilat të alternuara bukur me ndërtesat tradicionale të tipit kullë, ndërtuar e ruajtur me fanatizëm nga vendasit, është një ndër zonat që i është gëzuar me së shumti përfshirjes në projektit qeveritar “100 fshatrat”.

kisha 2

Edhe pse banorët e zonës ende nuk janë të njohur se cilat do të jenë favoret nga përfshirja në këtë projekt, ata kanë bindjen se ëndrra e tyre e kahershme tashmë do të bëhet realitet dhe se zona e tyre të paktën do të promovohet si një prej mundësive që ofron Shqipëria e veriut për turistët vendas dhe të huaj.

Në Kryezi veç historisë dhe traditave që ruhen ende si pjesë identitare e zonës, bashkëjetesës unikale ndër fe e fise, mund të gjesh çdo gjë, që tek rruga e vjetër Adriatik-Dardani, ujërat e kristalta të lumit që përshkon zonën, mikpritjen e pashoq, dhe pamjet panoramike që rrallë mund t’i gjesh në një fshat shumë pranë rrugës nacionale.

Banoret e zonës duket se kanë filluar të mendojnë që tani për t’ju përgjigjur asaj çfarë pritet të ofroj fshati Kryezi, disa bujtina kanë filluar punën, të tjera po ndërtohen, ndërsa hartimi i guidave turistike drejt maleve, luginave apo lartësive me dëbore deri në verën e vonë, janë të tjera mundësi, pa harruar kujtimet e pashlyera në pishinat natyrore që ofron lumi i zonës.

Kryeziu në vetvete është një mrekulli natyrore e pashfrytëzuar, i cili alternuar me çdo element tjetër të kësaj zone ka çfarë ofron si pjesë e ofertës turistike në Shqipërinë e Epërme.

(m.k/BalkanWeb)

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi
12 turistë rezultojnë të zhdukur pas një orteku në Zvicër

Close