LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Duka sqaron gafën me vdekjen e babait të Mavrajt: I gjeta duke qarë në dhomat e zhveshjes

Duka sqaron gafën me vdekjen e babait të Mavrajt: I gjeta duke qarë në dhomat e zhveshjes

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, sqaroi deklaratat e tij të bëra pas mbylljes së ndeshjes mes Shqipërisë dhe Armenisë, ku i shprehu ngushëllime publikisht lojtarit Mërgim Mavraj për vdekjen e babait të tij.

Në përfundim të ndeshjes së luajtur mbrëmjen e së dielës, kreu i FSHF­së doli në një intervistë televizeve duke i shprehur ngushëllime Mavrajt për vdekjen e babait, në kohën që ai ishte në fushën e lojës. Lajmi u pasqyrua gjërësisht në media dhe rrjetet sociale, ndërkohë që i menjëhershëm ishte
edhe reagimi i Mavrajt, i cili përgënjeshtroi këtë lajm duke thënë se “Falë Zotit babai është mirë”.

Ndërkohë, në një intervistë televizive një ditë pas ndeshjes (të hënën) në emisionin “Opinion”, në “Tv Klan”, kreu i FSHF­së deklaroi se ishte informuar për lajmin (e rremë) gjatë kohës kur po shkonte të takonte lojtarët e Kombëtares në dhomat e zhveshjes. Duka sqaroi se kishte parë lojtarët që nuk po festonin dhe Mavrajn duke qarë.

Pjesë nga intervista e Armando Dukës në “Opinion”:

…Blendi Fevziu: Cili ishte lojtari më i mirë në fushë, thuaje, hiqe kravatën e
kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit
?

Armando Duka: E kam deklaruar që mbrëmë, për shumë arsye është Mavraj.

Blendi Fevziu: Çfarë i ngatërrove Mavrajt që i kishte vdekur babai?

Armando Duka: Jo nuk e ngatërrova unë. Në kohën që ne po festonim të gjithë në tribunë më thërritën që duhet të vish poshtë në dhomat e zhveshjes dhe kur u futa në dhomat e zhveshjes, më thanë që na ka ndodh një fatkeqësi kështu, kështu… në kohën kur unë do hyja për të takuar Mavrajn, ekipi nuk po festonte se kishte marrë një lajm të rremë. Mavraj po qante dhe ekipi nuk po festonte.

Ndërhyn Dritan Shakohoxha: Ishte duke qarë (Mavraj).

Blendi Fevziu-­Armando Dukës: Kush ja kishte sjellë si lajm (Mavrajt)?

Armando Duka: Një mik i tij gjerman, nuk e di. Në këtë kohë më kap Shakohoxha dhe më thotë të lutem një intervistë. Unë e kisha marrë lajmin dhe publikisht do ta ngushëlloja atë. Ishte lajm i rremë. Duke iu rikthyer atyre besimeve që tha Shako që ktheu ndeshjen dhe unë kështu besoj se i kemi shtuar jetën (babait të Mavrajt), se kështu thonë, kur ka lajm të rremë i shtohet jeta. Kur kam hyrë në dhomat e zhveshjes realisht i gjithë ekipi nuk po festonte, ishte vetëm Mavraj që po qante dhe unë u afrova dhe e kapa në qafë për ta ngushëlluar dhe ai më tha që jo, jo se nuk ishte e vërtetë. Dhe më pas i them çunave që ore, ç’është kjo idiotësi që më thatë? Por ok, nuk është se u kthye në një atomosferë shumë festive sepse ai po qante dhe tha që babai nuk është në gjendje të mirë.

Loading...
More in Kryesore, Sport
Qesharake/ Serbët dalin në deklaratë për 1 Prill: “Do kualifikohemi”

Close