LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ulja e pare e nje “MC-130J Commando II” ne Kuçovë

Ulja e pare e nje “MC-130J Commando II” ne Kuçovë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë një postim në profilin e saj në “Facebook”, ku ka bërë të ditur se, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane, fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare.

Xhaçka thekson se këta avioni janë përdorur në bazën e Rinasit, por edhe atë të Kuçovës, ku është shënuar ulja e parë në 20 vite të një avioni me përmasa të tilla.

Ministrja e Mbrojtjes shkruan më të se Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë.

Ndërsa bashkëngjitur, ajo ka postuar edhe një video nga ulja e avionit në aeroportin e Kuçovës.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
lufta e trete boterore
A mund të ketë sot një Luftë të Tretë Botërore?

Close