LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Unë jam engjëlli yt mbrojtës”, a.rrestimi i pedagogut që kërkoi favore nga studentja, policia nxjerr detajet

“Unë jam engjëlli yt mbrojtës”, a.rrestimi i pedagogut që kërkoi favore nga studentja, policia nxjerr detajet

Policia jep detaje për arrestimin e pedagout të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Denis Himçi. Pedagogu u arrestua mbrëmë menjëherë pas transetimit të emisionit ‘Stop’ në Tv Klan, ku dëgjohej teksa i kërkonte favore seksuale një studenteje më këmbim të marrjes së provimeve. “Mallkuar ai që nuk të do ty, të çoj unë për ndonjë masazh. Zëre se unë jam engjëlli yt dhe do t’i plotësoj të gjitha nga A-ja te Zh-ja”, dëgjohet të thotë ndër të tjera pedagogu në video.

Ndërkaq, blutë e Elbasanit bëjnë me dije se 36-vjeçari akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit D.H., 36 vjeç, pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndalimi i tij u bë pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop “, ku ky shtetas i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik
Rragami-Bizi-Zhega, trioja shkodrane që mrekulloi shqiptarët

Close