LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Unë kam humbur gjithçka”! Sot i përcjell për në banesën e fundit, nuk përmbahet dot babai i 4-vjeçares pas tragjedisë në familjen Lala

“Unë kam humbur gjithçka”! Sot i përcjell për në banesën e fundit, nuk përmbahet dot babai i 4-vjeçares pas tragjedisë në familjen Lala

Landi Lala është një prej anëtarëve të familjes Lala, e cila humbi të ëmën dhe të bijën nga tërmeti i 26 nëntorit. Sot ai do t’i përcjellë ato për në banesën e fundit.Landi nuk ndodhej në shtëpi në momentin që ka rënë tërmeti dhe ka zënë poshtë gjyshen e mbesën. Ai ishte emigrant jashtë shtetit dhe ka ardhur sa më shpejt që ka pasur mundësi.

Mes rrënojave gjeti vetëm disa libra të së bijës, një kukull dhe xhupin e saj. Ariela 4 vjeçe kishte mbyllur sytë bashkë me gjyshen 77-vjeçe.

Mes lotëve, Landi është shprehur:

Unë kam humbur gjithçka, ne jemi shkatërruar”.

Arjela, vetëm 4 vjeç kishte shkuar tek gjyshja për të kaluar disa ditë pushime. Familja Lala ka hapur dyert e mortit, për të përcjellë më pas në banesën e fundit anëtarët e saj.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik
Më pranë nesh se kurrë më parë! Jo vetëm me donacione dhe ushqime: Kosova jep mbështetjen tjetër të madhe për Shqipërinë

Close