LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Ura”, policia prangos 42-vjeçarin, shpërndante heroinë

“Ura”, policia prangos 42-vjeçarin, shpërndante heroinë

Forcat e policisë  së Tiranës arrestojnë në orët e vona të së enjtes shtetasin Gëzim Beka, 42 vjeç. 

Sipas burimeve të policisë Gëzim Beka u kap me 48 doza heroinë në afërsi të shkollës ‘Bajram Curri’ në kryeqytet, ndërsa e shpërndante heroinën kryesisht në zonën e njësisë nr 4. 

Policia bën me dije se Gëzim Beka ka qenë edhe më parë i dënuar për trafik të lëndëve narkotike. Operacioni për arrestimin e tij u krye nga sektori i antidrogës, i koduar ‘Ura’.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik
I shpëton atentatit me eksploziv arkitektja 39-vjecare
Close