LAJMI I FUNDIT
Home . Lifestyle . Me ushqim të shëndetshëm kundër diabetit

Me ushqim të shëndetshëm kundër diabetit

Diabeti është një çrregullim i sheqerit, yndyrave dhe proteinave në gjak dhe trajtimi jo i duhur i tij sjell komplikime. Komplikimet janë të mundshme në sy, zemër dhe veshkë. Shpesh vjen edhe deri te përshpejtimi i aterosklerozës, rritja e tensionit të gjakut, çrregullime të qarkullimit periferik të gjakut që shoqërohet me dhimbje barku dhe dhimbje në këmbë, si dhe dëmtime në përçueshmërinë e impulseve përmes fibrave nervore periferike.

Ekzistojnë forma të shumta të diabetit, por më të zakonshmit janë : diabeti mellitus tip 2 (tipi DM 2), i cili fillimisht është i pavarur nga insulina, shfaqet pas moshës 35-vjeçare, e sidomos pas moshës 55-vjeçare dhe është i lidhur zakonisht me peshën e tepërt. Diabeti mellitus tip 1 ( tipi MD1), mund të shfaqet tek personat më të rinj se 35 vjet dhe që nga fillimi i paraqitjes e deri në fund të jetës, varet nga insulina.

Se a do paraqitet lloji DM 2, varet nga mosha, gjinia, faktorët trashëgues, hiperkaloritë dhe të ushqyerit me më pak pemë dhe perime, trashja, inaktiviteti fizik, ekspozimi kronik ndaj stresit, pirja e duhanit dhe konsumimi i tepërt i alkoolit. Parandalimi parësor i sëmundjes lidhet me nxitjen e jetës së shëndetshme, eliminimin e obezitetit, përdorimin e frutave dhe perimeve, kontrollin e presionit të gjakut dhe të ushqyerit.

Parandalimin sekondar i diabetit tip 2 është diagnoza e hershme dhe trajtimi i duhur. Në trajtimin  e diabetit përfshihen ushqimi i duhur, aktiviteti fizik, shmangia e stresit, shmangia e cigareve, shmangia e përdorimit të tepërt të alkoolit, përdorimi i medikamenteve, futja me kohë e terapisë së insulinës, kontrolli i efekteve të terapive.

Faktorë që parandalojnë diabetin

Ekzistojnë katër faktorë të cilët e parandalojnë diabetin. I pari është kontrolli i trashjes së abdomenit, pastaj ushqimi hipokalorik (ushqimi mesdhetar me më shumë peshk, perime të freskëta dhe fruta, vaj ulliri, ushqim të përgatitur pa tiganisje, ushqim me më pak ëmbëlsira dhe ushqim të shpejtë), kontrolli i rregullt i tensionit të gjakut, presioni i rekomanduar në gjak është më i vogël se 130/85mmHg, aktiviteti fizik që matet në mënyrë individuale.

Ule peshën e tepërt

Pesha e tepërt është arsyeja numër një që tani më shumë se kurrë të rriturit dhe fëmijët janë në rrezik më të lartë për diabetin e Tipit 2. Shtimi i peshës paketon dhjam të tepërt rreth organeve të brendshme, veçanërisht nëse je në stres rregullisht. Studimet e reja tregojnë se ky dhjam abdominal i rrezikshëm dërgon sinjale kimike që i bën qelizat në tërë trupin tuaj më pak të ndjeshëm ndaj insulinës, hormon ky që i shtyn qelizat të absorbojnë sheqer të gjakut. Prandaj sugjerohet humbja e kilogramëve të tepërt. Një ushtrim kardio tri deri pesë herë në javë mund të largojë dhjamin e barkut më mirë se sa dietat. Edhe ecja e shpejtë për 30 minuta në ditë, është shumë e këshillueshme.

Loading...
More in Lifestyle
Jennifer Metcalfe, transparente mbi tapetin e kuq

Close