LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Ushqimet që përkeqësojnë ftohjen!

Ushqimet që përkeqësojnë ftohjen!

Gjithkush e di se kur jemi të sëmurë dhe konsumojmë çaj të nxehtë apo supë të shëndetshme, ndihemi shumë më mirë. Por ka disa ushqime që nuk janë aleat në luftën kundër ftohjes, por mund të zgjerojnë edhe më tej simptomat. Prandaj duhet të keni kujdes që derisa jeni të ftohur, të shmangni këto ushqime, në mënyrë që të evitoni zgjatjen e kohës së shërimit tuaj, por edhe pasojat që mund të sjellë përkeqësimi i gjendjes suaj.

Blerja e lëngjeve nga frutat

Lëngjet nga frutat e shtrydhur janë të mbushura me vitamina dhe minerale që trupit të sëmurë i nevojiten si kurrë më parë, por kjo nuk është e vërtetë për lëngjet e blera. Në mënyrë të veçantë, pijet e tilla përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit që lidhet për qelizat e gjakut dhe ‘vjedh’ nga trupi vitaminat që ka si pasojë dëmtimin e sistemit imunitar. Pra ju nuk duhet të blini lëngje frutash të përpunuara, por zgjidhja ideale është që ju vetë të bëni lëngun e frutave, duke i shtrydhur ato në shtëpinë tuaj.

Ushqimet e skuqura

Ushqimet e skuqura nuk janë të shëndetshme edhe kur ne nuk jemi të sëmurë dhe vetëm paramendoni se sa shumë më të dëmshme janë për trupin e dobësuar nga viroza. Ushqimi i tillë përmban përplot yndyra të ngopura që janë të vështira që të treten dhe mund të ndërhyjnë në mënyrë të konsiderueshme në sistemin e tretjes së organizmit i cili edhe ashtu gjatë sëmundjes nuk punon me kapacitet të plotë. Prandaj duhet t’i shmangni ato me të gjitha mënyrat e mundshme.

Kafja

Kur jemi të sëmurë duhet shtuar konsumimin e fluideve. Kafja, respektivisht kafeina si përbërësi kryesor i pijes, vepron si një diuretik i fortë që mund të shkaktojë dehidratimin e organizmit tashmë të dobësuar. Prandaj larg kafesë derisa jeni të sëmurë.

Ushqimet e tharta

Ushqimet e tharta mund të irritojnë mukozën tashmë të dëmtuar nga sëmundja duke rritur më tej simptomat e sëmundjes. Këtij grupi i përkasin perimet e përziera me uthull, frutat agrume, sidomos portokalli dhe domatet në të gjitha format. Frutat e tharta përzieni me pije të nxehtë dhe mjaltë.

Alkooli

Ashtu si kafja, alkooli redukton fluidet nga trupi duke shkaktuar dehidratim, kurse përzierja e alkoolit dhe barnave të caktuara mund të zvogëlojë aktivitetin e tyre. Edhe pse hulumtimet konfirmojnë se një gotë verë gjatë shujtës tuaj nxit sistemin imunitar, kur jeni i sëmurë, atë zakon e largoni duke e zëvendësuar me një gotë me lëng ose çaj.

Produktet e qumështit

Edhe pse produktet e qumështit përmbajnë proteina dhe vitaminë D e cila ndihmon në forcimin e trupit, gjithashtu rrisin sekretimin natyror të mukusit në trup, që e shton edhe më tej kollitjen.

Loading...