LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ushtar Vasalit i duket Meta si “Nostradamus”: Presidenti e paralajmëroi tërmetin, rilindja u tallë…po tani!

Ushtar Vasalit i duket Meta si “Nostradamus”: Presidenti e paralajmëroi tërmetin, rilindja u tallë…po tani!

Petrit Vasali me anë të një reagimi në “Facebook” shkruan se presidenti i vendit Ilir Meta e kishte paralajmëruar që në korrik një tërmet të fuqishëm për Shqipërinë. Vasili shprehet se kreu i shtetit na atë kohë kishte thënë se vendi rrezikohet nga tërmeti, por Rilindja, ashtu siç bën përherë kishte injoruar këtë paralajmërim serioz e mjaft delikat për vendin.

Në fakt filozofi Vasali flet përçartë, sepse rreziqet nga termetet njuk janë çudi por një faktor i pandashëm me jeten e sistemit tonë ku jetojmë… Tokë. Kurse manovrat e Ilir Metës për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare pa asnjë motiv, por vetëm për të treguar se ai ishte akoma i pushtetshëm. Historia  e termetit ishte një alibi e tij si intrigant politik, madje përmendja e emrit të shkenctarit grek se gjoja ishte i informuar nga ai ishte një mashtrim ordiner.

Ja çfarë shkruante Baba Vanga i LSI-së Ilir Meta:

foto galeri

Ja çfarë shkruan sizmiologu grek: “Asnjëherë nuk kam bërë asnjë parashikim specifik për tërmete. E gjitha kjo është fake (e rremë) dhe qesharake. Asnjëherë nuk kam qenë në kontakt me presidentin tuaj”.

Ndërsa në përgjigjen e tij për Zougla.gr, Tselentis theksonte se nuk kishte parashikuar asnjëherë një tërmet 30 herë më të fuqishëm se ai në Greqi, por kishte bërë dallimin mes një tërmeti të shkallës 5 dhe një tërmeti të gradës 6, ku energjia e çliruar nga i dyti është 30 herë më e madhe.

Por ja si e interpreton Vasali:

Letra e Presidentit, me e rendesishme sot se dje!!

Vetem 7 jave me pare bazuar mbi informacionet e bera publike ne median nderkombetare nga insitucione shkencore sizmologjike, Presidenti Ilir Meta ngrinte shqetesimin per rrezikun e termeteve te forta dhe njoftoi ne rruge konfidenciale qeverine.

Pertej vulgaritetit dhe reagimit prej kokegdhësh te qeverise dhe mediave te supës se kryeministrit ne ate kohe, sot kjo leter ka interes shume me te madh se dje,ndaj duhet ta lexojme serish cfare shkruante Presidenti per kete ceshtje. /Ekskluzive.al

Loading...
Mos e Humbisni
Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Close