LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Ushtria serbe në kufi kthen tytat e tankeve nga Kosova, banorët ndjehen të kërcënuar

Ushtria serbe në kufi kthen tytat e tankeve nga Kosova, banorët ndjehen të kërcënuar

Ushtria serbe sot mbikëqyr 117 kilometra ne brezin kufitar Serbi-Kosovë duke mbajtur nen kontroll 505 km. katrorë te vendbanimeve shqiptare, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”. 

Pjesëtarë të ushtrisë serbe në gjendje gatishmëri ditë e natë përgjatë brezit kufitar prej 117 kilometrash Serbi-Kosovë. Ushtria dhe xhandarmeria Serbe ka intensifikuar manovrimet ne vendbanimet shqiptare sidomos ne Karadakun e Preshevës dhe Bujanocit (Dobrosin, Mucibabë, Koncul, Depce..) 

Xhandarmeria dhe ushtria serbe i pret ilegalet dhe trafikantët me tanke ?! 

Praninë e madhe te forcave (ushtrisë dhe xhandarmerisë) serbe e dëshmojnë sot edhe mediat serbe. E përditshmja “Vecernji Novost” ne një reportazh nga Dobrosni të titulluar “Pjesëtare e ushtrisë serbe non stop në gjendje gatishmërie..” (“Pripadnici Vojske Srbije danonoæno na oprezu “) shihen edhe fotot ku tanket dhe ushtria serbe kanë drejtuar tytat nga Kosova. 

Zoran Lubura, komandant i brigadës së Katërt të Ushtrisë serbe në bazën e “Dobrosinit” ka deklaruar për “V.Novost” se “Misionet dhe aktivitet e ushtrisë sonë në brezin kufitar me Kosovën i kemi të ndara. Ne, nga brigada jonë për shembull jemi ne detyrë për të parandaluar kalimin e ilegaleve dhe tregtinë e paligjshme të mallrave të konsumit..”. Dhe nga kjo del se Serbia mbrohet me tanke nga ilegalet dhe trafikantët ?! 

“Vecernji Novost”: Ushtria serbe qe 13 vjet ne bazat e forcave armike të ushtrisë së UCPMB-së 

Ushtria serbe e përqendruar në bazën e vetë në fshatit Dobrosin – rreth dhjetë kilometra nga Bujanoci dhe nga Gjilanit është ne gjendje gatishmërie, ka shkruar sot “Vecdrnje Novosit”. Sipas kësaj gazete serbe “nga janari i vitit 2000 deri në maj të vitit 2001 aty shtabi i ushtrisë shqiptare nga Lugina e Preshevës -UCPMB-së. Kjo zonë ishte për disa kohë në duar të armiqve . Që nga viti 2003 , megjithatë , nuk ka pasur sulme ndaj anëtarëve Ushtrisë Serbe (VS) të -it në këtë rajon..” 

Krejt në fund të këtij reportazhit te gazetës serbe mbi misionin dhe aktivitetin e ushtrinë serbe në brezin kufitar prej 117 kilometrash me Kosovën, nder tera thuhet se pjesëtaret e ushtrisë serbe janë në gjendje gatishmëri me uniforma ushtarake të cilat kanë në kontroll të përditshëm mbi 500 kilometra katrorë, që nënkupton se tërë vendbanimet shqiptare janë nën rrethim apo të mbushura me ushtri serbe nga Presheva deri ne Bujanoc, Medvegjë dhe Vranjë…” 
Për praninë e madhe ushtrisë serbe në vendbanimet shqiptare kane reaguar disa here edhe liderët dhe përfaqësuesit lokal të Preshevës dhe Bujanocit, madje shpejt dhe ju janë drejtuar edhe OSBE-së dhe faktorit ndërkombëtar. 

Kështu, kryetari i komunës së Bujanocit Jonuz Musliu duke dënuar praninë e ushtrisë dhe xhandarmerisë serbe ne vendbanimet shqiptare, sepse shpesh ata po shqetësojnë fshatarët me preokupime apo sulme ndaj fshatarëve siç ishte rasti i fundit me Selim. S nga Tërnoca. 

“Prania e madhe e ushtrisë dhe xhandarmerisë serbe në viset e banuara me shqiptare në Serbinë Jugore bashke me politiken diskriminuese mund të themi se Serbi gjithçka mund të ndryshojë, por jo edhe politika antishqiptare serbe e cila ende është aktive qe nga koha e Miloseviqit kundër shqiptarëve etnik në Luginën e Preshevës..” tha ne fund z.Musliu për “Presheva jonë”. 

Loading...
More in Kryesore, Rajoni
Prokurori zviceran Bertossa: Shqipëria një Kolumbi evropiane

Close