LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Bota . Vajzat e xhihadit: Nga Hello Kitty, tek oborri i Kalifit

Vajzat e xhihadit: Nga Hello Kitty, tek oborri i Kalifit

E rekrutuar në rrjet, Nora ka qënë e para adoleshente që nisej për ferrin sirian. Të joshura si dhjetëra moshatare, nga rezervistët që prezantohen si kavalierë në luftë kundër së keqes. Tani është penduar e kërkon nga luftëtarët ta lënë të largohet. Udhëtim për në Avignone, ku prindërit presin kthimin e saj.

Në dhomëz ka mbetur gjithçka njëlloj. Çanta e makiazhit meHello Kittyn, një arush mbi krevat, xhupi rozë që varet pas dere. Dhoma e një vajze ende fëmijë, ende jo grua. “E kanë rrëmbyer, ata të mallkuar”, thotë i ati i Norës. Vajza e tij është zhdukur pothuaj një vit më parë, në 23 janar. Në vend që të shkonte në shkollë, pesëmbëdhjetëvjeçarja ka marrë një tren nga Avignone për Paris e që nga aty një avion për në Stamboll, me një valixhe dhe 500 euro në xhep. “Mama mos u shqetëso, këtu jam mirë”, ka qënë mesazhi i parë që ka dërguar kur ishte tashmë në kufirin me Sirinë. Nora është vajza e parë franceze që është regjistruar në ISIS. Që atëherë kanë qënë adoleshente të tjera që e kanë ndjekur. E fundit, Soukaina, ia mbathi në tetor nga Bethoncourt, pranë kufirit me Zvicrën. Edhe ajo ia ka dalë të fshehë planin e largimit nga familja, madje nuk ia kanë zbuluar edhe shërbimet sekrete që e kishin skeduar si frekuentuese të faqeve të lidhura me rekrutuesit e ISIS.

Buzëkuq dhe xhihad
Nora nuk shkonte në xhami, nuk mbante vel, vjen nga një familje me origjinë marokene, myslimane por jo praktikuese. “Feja është vetëm një pretekst. Vajzat bien në kurthe të tjera”, shpjegon Dounia Bouzar, sociologe që sapo ka botuar një libër për të rinjtë francezë që nisen për në Siri. Titulli: “Ils cherchent le paradis, ils ont trouvé l’enfer”, “Ata kërkojnë parajsën, ata gjejnë vetëm ferrin”. Nga mbi 150 raste që Bouzar ka studiuar, pothuaj gjysma (44%) janë tashmë gra. 80%-shi nuk është brezi i parë, as i dytë i imigrantëve. 70% e xhihadistëve vjen nga familje ateiste. Një fenomen që regjistrohet tjetërkund në Europë. Xhihadi për femrat është në rritje, edhe pse për tani – nënvizon sociologia – gratë nuk shkojnë në front, por qëndrojnë në shtëpira me detyra organizimi, logjistike, e mbi të gjitha përkujdesen për luftëtarët.
Eshtë “përralla e princit me mjekër”, vëren Bouzar. Përmes Facebook-ut, adoleshentët joshen nga burra që prezantohen si kavalierë me vlera në luftë kundër së keqes. “Ka imazhe e video që promovojnë burrërrinë e kurajon e xhihadistëve”. Në dukje “xhihadi i seksit”, një legjendë e propoganduar nga rrjeti, nuk ka të bëjë fare. Shpesh, thotë studiuesja, vajzat marrin aty për aty premtime martesore. Të tjera të rekrutuara nga ISIS nuk ndjekin një ideal romantik, por njerëzor. Të rritura dëshironin të bënin infermieren, mjeken. “Janë të bindura nga propaganda mbi krimet e Asadit”, shpjegon më tej Bouzar që kujton si ka qënë një pikë nisjesh nga Franca, e nga vende të tjera të Europës, sipas imazheve të fëmijëve të vrarë nga rregjimi i Damaskut.
Në ditën në të cilën është shpallur zhdukja e Norës, drejtori shkollës Mistral të Avignone-s erdhi në klasë për t’u folur për luftën në Siri shoqeve të vajzës. Familjet kanë patur frikë nga fenomeni i rivalitetit. E kështu ka ndodhur në Lunel, një vend i vogël në Pirenej, nga ku janë nisur mbi 15 fëmijë, në periudha të ndryshme. Të fundit, Karim e Hamza, 28 e 19 vjeç, kanë vdekur fundjavën e kaluar në luftimet në Siri.
Ndërrimi i zakoneve është i lehtë në atë moshë. Vajzat postojnë në rrjetet sociale foto të vilave në kufirin sirian, ku jetojnë “me gjithë të mirat”, disa madje edhe me pishinë. Nora kishte dy profile në Facebook. Një normal, në të cilën shkruante me mikeshat. E një tjetër në të cilën dukej e mbuluar me vel, me një emër musliman e slogane që aprovonin xhihadin. Ka qënë  bërë nga Mourad Fares, emër i njohur nga antiterrorrizmi francez: Familja ka frikë se ka qënë e detyruar për një “martesë të sforcuar”.
Për pak javë, do të bëhet një vit që dhoma e Norës është e zbrazët. Nga periferia e Avignone-s, vëllai ka shkuar deri në kufi me Sirinë për ta kërkuar. “Pas një jave kam kuptuar që nuk do t’ia dilja t’i flisja” tregon Fouad. Komunikimet e vetme ndodhin kur vajza flet me anë të Skype-it. Për rreth ndonjë muaj, Nora ka filluar të qajë në telefon. Ka rrëfyer që është penduar e që ka dashur të kthehet në shtëpi. Vëllai ka tentuar të flasë me rekrutuesin Fares, që quhet Abou Hassan, për ta bindur ta lërë të ikë. “Edhe nëna ime është lutur. I është përgjigjur që në Europë gratë me vel përdhunohen e që për Norën është shumë më mirë të qëndrojë në Siri”.
Babai i Norës, një murator në pension, tregon një letër. Ka vendosur t’i shkruajë presidentit Hollande. “Vajza ime nuk është një terrorriste, është një viktimë”. Mesazhi i tij deri tani ka mbetur pa përgjigje. “Gjithsesi askush nuk do të bëjë kurrë diçka për të na ndihmuar. Ka pengje të mirë e të tjerë të këqinj”, ankohet i ati. Kryeministri Marc Trevidic që heton mbi ikjen e Norës i ka shkuar deri në fund kërkesës së familjes e duhet së shpejti të ndryshojë krimin e supozuar nga “shoqërizim në ndërmarrje terrorriste”, në rrëmbim personi. Kështu të paktën, në hipotezën e vetme në të cilën Nora do t’ia dilte të kthehej në Francë, nuk do të arrestohej. Dy njëzetvjeçarë janë hetuar për lehtësim të nisjes së saj nga Avignone.
Megjithë masat e parandalimit, autoritet franceze nuk arrijnë ta ndalojnë fenomenin. Disa ditë më parë një nënë ka denoncuar shtetin francez që nuk e ndaloi fëmijën e saj. Djaloshi është marrë në aeroport pa ndonjë vështirësi. Sipas normativave europiane, një minorene mund të udhëtojë vetëm nëse ka një dokument të vlefshëm. Nga shtatori është krijuar një numër jeshil në të cilin familjet munden t’i drejtohen nëse kanë dyshime. Me ligjin e ri antiterrorizëm, policia franceze mund të censurojë disa faqe e të proçedojë me tërheqjen e dokumentit të subjekteve në rrezik. Por nuk mjafton. Soukaina, adoleshentja nga Bethoncourt, ishte nën vëzhgim nga pranvera e kaluar. Policia i kishte  tërhequr pasaportën, duke e detyruar të takohej me një psikolog çdo javë. Prindërit ishin të bindur që do të kishte hequr dorë përfundimisht nga ëndrra e shkuarjes në luftë. Një të premte në mbrëmje kishte shkuar të flinte nga një shoqe: askush nuk e ka parë më. Udhëtim vetëm vajtje. “Ndërkohë që ndonjë xhihadist është kthyer në Francë – vëren sociologja Bouzar – deri tani vajzat e nisura kanë mbetur të tëra në Siri. Edhe kur zbulojnë që parajsa është një ferr, nuk ia dalin më t’ia mbathin./il messaggero/

Loading...
More in Bota, Kryesore
Foto mahnitëse të Shqipërisë (Foto)

Close