LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Valdrin Pjetri dhe një kryebashkiak tjetër socialist rezultojnë të dënuar në Itali e Greqi, fundoset dhe kreu i PS në Njësinë 3 të Tiranës

Valdrin Pjetri dhe një kryebashkiak tjetër socialist rezultojnë të dënuar në Itali e Greqi, fundoset dhe kreu i PS në Njësinë 3 të Tiranës

Ligji i dekriminalizimit ka shkaktuar sërish goditje në radhët e Partisë Socialiste. Pas ikjes së disa deputetëve dhe kryebashkiakëve, dje kanë shpërthyer sërish skandalet. PD ka nxjerr fakte që tregojnë se fituesi i zgjedhjeve në Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri, rezulton i dënuar në Itali.

Selia blu është shprehur se Pjetri ka qenë i dënuar në Itali me 18 muaj burgim si dhe 1000 euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe t.rafikim i lëndëve n.arkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim.

Sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi u shpreh se Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar në Firence, ku sipas tij para gjykatës ai ka pranuar kryerjen e k.rimit dhe fajësinë. Gjatë një dalje për mediat nga selia blu, Bardhi deklaroi se Pjetri është dënuar me vendim të formës së prerë 16 vite më parë

“Valdrin Luigj Pjetri, i datëlindjes 18 shtator 1982, lindur në Shqipëri, është a.rrestuar në flagrancë, së bashku me shtetasin Altin Doda, në datë 27 janar 2003 në Firence. Më datë 28 Janar 2003, përpara gjykatës, Valdrin Pjetri ka pranuar kryerjen e k.rimit dhe fajësinë, duke nënshkruar marrëveshje për dënimin e tij të menjëhershëm sipas legjislacionit penal italian.

Ai është dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 qershor 2003, me 18 muaj b.urg dhe 1000 euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve n.arkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim. Për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata ka urdhëruar pezullimin e dënimit”, u shpreh Bardhi.

Ndalimi i ushtrimit të funksionit publik

Më tej, Bardhi u shpreh se ligji i dekriminalizimit e ka të ndaluar që një person i dënuar të kandidojë, të zgjidhet apo të ushtrojë funksione publike gjatë gjithë jetës së tij. Sipas Bardhit, të gjitha provat vërtetojnë që Valdrin Pjetri është një subjekt që i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike. “Të gjitha këto të dhëna provojnë se Valdrin Pjetri është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit.

Sipas ligjit për dekriminalizimin nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie, personat të cilët janë dënuar me b.urgim me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për: “Prodhimin shitjen dhe trafikimin e n.arkotikëve”;

Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie as personat që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE-së, siç është Italia në rastin e Valdrin Pjetrit, në lidhje me këto vepra penale.

Për këtë kategori personash, sipas ligjit të dekriminalizimit (neni 4), ndalimi për kandidim, zgjedhje apo ushtrim të mandatit, zgjat gjatë gjithë jetës”, tha Bardhi.

Emrat e tjerë

Përveç Pjetrit, është dhe një kryebashkiak tjetër që rezulton i dënuar jashtë vendit. Gazeta ka mësuar se bëhet fjalë për një kryebashkiak të një bashkie të vogël afër Tiranë, për të cilin po kryhen verifikime. Por burimet thanë se ai është i dënuar me 6 vite b.urg në Greqi po për trafiqe.

Ndërkohë, dje kanë dalë në dritë fakte dhe për një kryetar dege të PS. Në dokumentin që PD publikoi për dënimin e Pjetrit, rezulton se është dënuar dhe miku i tij, Altin Doda. Ky i fundit është kreu i degës së PS në njësinë 3. Pra duket se ligji i dekriminalizimit nuk po toleron askënd.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik
Flitej se ishin ndarë… politikisht dhe shpirtërisht, Meta dhe Monika shfaqen krah njëri tjetrit

Close