LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Varësia ndaj telefonave mund të çojë në çekuilibrim të trurit

Varësia ndaj telefonave mund të çojë në çekuilibrim të trurit

Hulumtuesit në Korenë Jugore kanë përdorur spektroskopinë e rezonancës magnetike për të shikuar në kokët e të rinjve.

Ata gjetën që kimia e trurit të të rinjve që ishin të varur nga telefonat e mençur dhe interneti ishin ndryshe nga moshatarët e tyre të pavarur nga këto pajisje.

Varësia përcaktohej përmes pyetësorëve për internetin dhe përdorimin e telefonave të mençur, si dhe rutinave të përditshme të jetës sociale, produktivitetit, ndjenjave dhe formulave të gjumit.

Të rinjtë e varur nga telefonat e mençur mund të kenë çekuilibrim të trurit

“Sa më i lartë shënimi, aq më i rëndë varësia”, tha udhëheqësi  Hyung Suk Seo, një profesor i neuroradiologjisë në Universitetin e Koresë në Seul.

Studimi përfshiu 38 pjesëmarrës adoleshentë, të ndarë baras mes të varurve dhe pjesëmarrësve të shëndoshë.

Te tinejxherët e varur u pa të kenë nivele më të larta të kemikaleve që e ngadalësojnë aktivitetin e trurit në krahasim me grupin e të rinjve që nuk kishin varësi.

Loading...
Mos e Humbisni
Mbreti pa mbretëri Zog dhe “zogu” i Saliut

Close