Home . Kryesore . Vdekja tragjike e Rigelsit, endacaku i ish-Bllokut që refuzonte lëmoshën

Vdekja tragjike e Rigelsit, endacaku i ish-Bllokut që refuzonte lëmoshën

Mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Mine Peza” në kryeqytet një 36-vjeçar humbi jetën. Sipas burimeve, atë  e zuri korrenti në praninë e të atit, teksa tentoi të futej me forcë në kabinë.  Vdekja tragjike e tij nuk mori ndonjë vëmendje të madhe mediatike, ndoshta sepse e patën të vështirë ta identifikonin. Rigels Patoku ishte një endacak që prej vitesh flinte në kabinën që i mori jetën, ndërsa ditën e kalonte duke i dhënë ngjyrë rrugëve të kryeqytetit.

Të gjithë ata që kanë kaluar të paktën njëherë në zonën e ish-Bllokut, është e pamundur të mos e kenë vënë re. Prania e Rigelsit  nuk bezdiste askënd. Përkundrazi,kishte nga ata që edhe argëtoheshin sa herë e shihnin apo e dëgjonin. Ai zinte një cep të rrugës nga ku niste të këndonte, ndonjëherë edhe fliste rrjedhshëm italisht me kalimtarët.

Rigelsi ishte një njeri që dukej se e mbanin në jetë pasionet. Kishte  një pasion të dukshëm për modën, saqë e kishte kthyer rrugën nga sheshi Wilson e deri tek Libri Universitar në një pasarelë. Për të s’kishte shumë rëndësi sa të shtrenjta ishin ato që kishte veshur. Me siguri imagjinata i thoshte diçka krejt ndryshe.

Sot, teksa komentohej në rrjete sociale, binte në sy respekti që të gjithë gëzonin për personazhin simpatik të kryeqytetit. Komentuesit binin dakord në një pikë: Rigelsi nuk e pranonte asnjëherë lëmoshën, madje edhe kur ishte vërtetë në vështirësi, ai nuk kërkonte para. Vetëm diçka për të ngrënë! Dhe besojeni ose jo, por kishte dhe nga ata që qanin për njeriun që s’e njohën kurrë deri sot. Në mënyrë të pavetëdijshme, Rigelsi ka fituar zemrën e atyre që e njohën kalimthi. Atyre që njihnin zërin e tij, që njihnin cepin ku qëndronte gjithmonë, por nuk njihnin emrin dhe historinë.

Gjithsesi, ç’rëndësi kanë të gjitha këto tani që ai s’është më. Ndoshta Rigelsi ka qenë vërtetë në Itali, ndoshta edhe ka qenë për disa kohë prapa hekurave të burgut. Por, Rigelsi mund të ketë qenë dhe një i ri me dëshirën për të studiuar, një i ri që e donte dhe vlerësonte jetën dhe gjërat e vogla të saj, më shumë se të gjithë ne. Rigelsi iku, por ai nuk e di sesa njerëz e vlerësonin dhe e njihnin. Dhe ndoshta tani është tepër vonë për t’i thënë se ashtu me krenarinë, energjinë, butësinë dhe të vërtetën që përcillte na fuste në dyshime. Teksa mbytemi në përgjegjësi, ambicie, fasadë e shtirje që s’na duhen, po harrojmë të jetojmë.

Ai jetoi pak, por më shumë se secili prej nesh. Meriton një falje dhe mirënjohjeje endacaku i kryeqytetit qe refuzonte mëshirën tonë. Nuk dihet se në cilën botë jetonte Rigelsi që ishte aq i lumtur dhe entuziast për jetën, por duhet të ishte një botë më e mirë se kjo e jona./anabel/

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
A do kaloi Xhafa nesër mbi trupin e “Çizmes” dhe të Lulit?
Close