Home . Lifestyle . Vdes në moshën 39 vjeçare Nelsan Ellis, ylli i ”True Blood”

Vdes në moshën 39 vjeçare Nelsan Ellis, ylli i ”True Blood”

Nelsan Ellis, i njohur më së miri për rolin e Lafayette Reynolds në serialin amerikan “True Blood” vdiq në moshën 39-vjeçare. “Jemi jashtëzakonisht të trishtuar kur u njoftuam për vdekjen e Nelsan Ellis”- njoftoi televizioni HBO.
nelsan-ellis
Emily Gerson Sianes, menaxherja e Ellis tha për ”The Hollywood Reporter” se Nelsan vdiq pas disa komplikimeve në zemër. Aktori i lindur në Ilinois mori pjesë në të shtatë seritë e “True Blood”. Ai pati role edhe te filmet e njohur si “The Help” (2011) dhe “Elementary”.

Mos Humbisni:
Si Bullgaria po boshatis fshatrat e Shqipërisë përmes pasaportave

Close