Home . Aktualitet . Veliaj merr pjesë në Festivalin “Ritet Panverore” dhe Bio Fest-Krrabë

Veliaj merr pjesë në Festivalin “Ritet Panverore” dhe Bio Fest-Krrabë

Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës, Krraba ishte mikpritësja e radhës e festivalit “Ritet Panverore”, ku morën pjesë disa grupe folklorike nga trevat shqipfolëse, si dhe i Bio-Fest, me punime artizanale dhe prodhime bujqësore të zonës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga kryetari i Këshillit Bashkiak dhe i Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi dhe deputeti i PS, Xhemal Qefalia, vizituan punimet artizanale të mjeshtrave të zonës dhe prodhimet bujqësore të Krrabës, të cilat falë rrugës së re e kanë më të lehtë të dalin në treg. Kryebashkiaku Veliaj ndoqi gjithashtu edhe festivalin “Ritet Panverore”, ku artistë nga nëntë grupe folklorike interpretuan një mozaik vallesh e këngësh tradicionale të zonave që përfaqësonin. Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh se rruga e re e ndërtuar për këtë zonë, e cila dikur ishte lënë në harresë, do t’i japë një impuls të ri zhvillimi ekonomisë vendase.( b.h/Shqiptarja.com )

Mos humbisni:
“Marrëdhënie seksuale me pagesë?” Sa kushton një prostitutë e Facebook-ut në Tiranë?

Close