LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Vëlla, lëri prokurorët amerikan të merren me drejtësinë!

Vëlla, lëri prokurorët amerikan të merren me drejtësinë!

Nga Anri Bala

Ai ka ardhur nga Amerika, në një kohë kur pranë oxhakut në të ftohtin e këtij dimri, mund të shkruante kujtime  dhe ndodhi reale nga jeta e tij. Ai ka ardhur, se i është kërkuar të vijë, për të ndihmuar një popull, që megjithëse i kishte dhe i ka të gjitha të drejtat, të jetoi si popull i qytetëruar, nuk i’a arriti as para 100 vjetësh dhe as pas 100 vjetësh. Pse-në e dimë të gjithë, por përse-në e harrojmë, krejt pa dashur dhe me një qëllim, se ne jemi keq për një copë… rrenë.

Ndaj, vendosni dinjitetin në vend dhe respektoni prokurorin amerikan John Leonardo, duke  e shkelmuar bukën e dhembjes, që po i’u ofrojnë shushunjat gjakhumbur. John, ka ardhur për të respektuar dashurinë tuaj ndaj Amerikës dhe etjen e madhe që keni për drejtësi. John, nuk ka ardhur për të ndërruar Arta Markun me Llall “Pakun”.

John, nuk ka ardhur që të kthei në folen e prishur të krimit bandat e politikës, sepse ulërasin e qajnë. Ndaj, të takon ty qytetari i vendit tim, që ta respektosh John Leonardo. Të takon ty socialist, ballist, legalist dhe demokrat, që të mos protestosh sot, për të ndryshuar Kushtetutën, që të na kthehet Llalla dhe të mbretëroi “rrumpalla”. Të takon ty qytetar, nëse je i tillë, që të ruash ëndrrën e drejtësisë, që të ka munguar, e që të kanë vrarë krenarinë dhe poshtëruar me armë dhe para.

Të takon ty, të protestosh çdo orë dhe minutë, kur shkelet mbi ty dhe dinjitetin tënd, por je faqezi, nëse proteston për hallin e atyre, që kanë grabitur, vrarë, shkelur dhe poshtëruar një vend të tërë dhe ty të kanë gënjyer me një kockë, si qen kolibeje, për të blerë klithmën tënde.

Respektoje ti, në emër të opozitarizmit të vërtetë, prokurorin amerikan dhe prit, si do të përfundoi ëndrra, që ke kaq shumë vite që e pret shpresë mbërthyer. Mos harxho energji proteste sot, sepse ke kohë për të protestuar.

Vërtetë do e rrëzoni qeverinë, sepse i’u thonë dhe i’u premtojnë, ata që janë rrëzuar dhe nuk ka dorë që i ngre?! Vërtetë kaq naiv jeni, që të dilni barkëbosh dhe të tallur, për të mbrojtur vilat dhe sarajet e atyre që ulërasin, se ju duan shumë, sepse jeni të varfër?! Hajde ta rrëzojmë Ramën dhe unë do jem aty me ju, por besoni se mund ta rrëzojnë këto palaço, e do bëjnë drejtësi bandat, që na kanë katandisur pa nder dhe personalitet?!

Në fakt, ju doni të rrëzoni makthin dhe tmerrin që i ka kapur të poshtërit e këtij vendi nga drejtësia dhe Amerika! Edhe ai… kryeministri… edhe ai… ministri… edhe ai… nëse ka drejtësi do të përgjigjet, por kur është peshorja e drejtësisë së John Lenardos.

Ajo që kërkojnë të bëjnë “hjeksat” tuaj, duke i’u thirrur të protestoni në vendin e krimit të tyre makabër, nuk quhet drejtësi, por çmenduri e të marrëve pa shërim, poshtërsi, hajdutëri, makutëri dhe dredhi, për të i’a hedhur edhe kësaj radhe, drejtësisë së humbur, që i lumturoi dhe pasuroi nga hiçi…!

Ndaj, prit populli im dhe respektoje prokurorin amerikan, sa të shemben tullat kryesore të kësaj ngrehine, që nuk ka prodhuar kurrë drejtësi, por kurvërim të ndershmërisë dhe detyrës deri në palcë.

Ke kohë për të protestuar, sepse rrugët dhe sheshet nuk të mungojnë! Ke kohë për të protestuar, se sot, askush nuk të vret duke ecur në bulevard! Ke kohë për të protestuar për vete, por nuk ke kohë për tu përdorur si “ushtar” nga ata që tallen me ty!

Le të fillojë dasma e vettingut, le të filloj morti i zotërinjve kriminel, le të shikojme dhe ne njëherë të vetme, se Zoti vonon për të ndëshkuar, por nuk harron. Ata janë të dënuar dhe do vijë ora, kur xhelati vetting, do pres litarin e gijotinës, e britma juaj e blerë nuk mund t’i shpëtoi, por ne po na humbet durimi.

Ndaj, ju të mërzitur për hallin e prostipolitikanëve, mos na e vononi këtë kënaqësi!/Zathur.net

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore, Rekomanduar, Zathur
Incident i rëndë në Kili: Papa Françesku goditet në fytyrë (Video)

Close